Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Hafizi: Transparenca paralizon abuzimin

Të gjitha mbledhjet e Senatit dhe Rektoratit të ardhshëm të Universitetit të Tiranës do të transmetohen “live”, përmes platformave online, të hapura për çdo anëtar të personelit akademik dhe përfaqësive studentore.

Kushdo prej tyre, përmes mesazheve të shkruara, do të mund të drejtojë pyetje, për të marrë përgjigje.

T’i nxjerrim paligjshmërinë dhe abuzimin nga terri, habitati i tyre natyror!

Fund vendim-marrjeve hermetike!

Publikim i çdo akti që ka lidhje me buxhetin dhe shpenzimet!

E drejtë e gjithsecilit të jetë i pranishëm në çdo vendim-marrje që ka lidhje me karrierën e tij akademike!

Hartim i rregullores, rishikim i statutit për të siguruar transparencë, decentralizim, autonomi të plotë, përgjegjshmëri të të zgjedhurve e dhënie llogarie!

Universiteti i përket të gjithë anëtarëve të tij!

Please follow and like us: