Bardhyl Berberi: Fajdexhinjtë që po ju marrin shpirtin njerëzve
Bardhyl Berberi
Dhënia dhe marrja e parave me kamatë është një dukuri që ka marrë përmasa të mëdha në shoqërinë shqiptare. Nga qindra mijra euro që merren në fillim, me kamatat pastaj përfundojnë në mijëra e deri në miliona euro. Njerëz të vrarë, familja të mbetura pa shtëpi dhe prona të konfiskuara janë pasojë dhe rrjedhojë e këtij biznesi për dikë fitimprurës.
Ka më shumë se një vit që kam investiguar këtë biznesi përfitues për ata që japin paratë. Janë grupe njerëzish që kanë vënë para të pista në të shumtën e rasteve apo edhe individë që janë të gatshëm në çdo moment për të ofruar mijëra euro me kamatë dhe që paratë i japin me deponimin e hipotekave të ndryshme nga shtëpitë, pronat e patundshme, dyqanet, veturat dhe sende të tjera me vlerë të cilat bëhen me kontratë noteriale.
F.M., 40 vjeçar nga Pogradeci dikur thekson se ka punuar një biznes të tillë, por që tani ka hequr dorë, sepse nuk ka pasur ndjenja për ta bërë një punë të tillë. “Kam dhënë shumë pare, sepse nuk i shfrytëzoja ato për ndonjë investim. Kamatat ishin të larta prej 10 deri në 20 për qind, por që më pas hoqa dorë dhe nuk arrita ti kthejë vetëm paratë e mija, sepse kuptova se njerëzit u bënë viktima që nuk mund ti shpëtonin rrethit fatkeq, për shkak të shumave të larta të parave që duhej të kthenin”, ish-kamataxhiu F.M. shpjegon gjithë funksionimin e këtij biznesi.
Disa grupe të organizuara bëjnë skenarë të ndryshme, duke manipuluar me klientët e tyre dhe duke i`a rritur kamatat në rrethana të ndryshme. Ka raste kur vjen dita për ta paguar kamatën fajdexhiu që ka dhënë paratë, zhduket dhe humbet nga kontakti shkon qëndron nëpër pika turistike jashtë vendit në shtetin fqinjë apo me pushime në Turqi apo Spanjë, dhe vjen me disa ditë më vonë, mirëpo sapo kthehet pas 20 ditësh kërkon para shtesë për shkak të kalimit të afatit të dorëzimit të parave nga klienti.
Këto momente janë trishtuese, sepse shoqërohen me frikësim, armë dhe dhunë, marrje peng të këtyre fatkeqëve, madje kanë arritur deri atje sa i kanë mbyllur nëpër gryka galerish miniere të braktisura. Ka shumë noterë që kryejnë akte noterilae problematike në favor të fajdexhinjëve madje falsifikohen dhe firma të personave që kanë vdekur apo flaken prindër të moshuar në rrugë pasi djali i tyre i zhytur në borxhet e fajdeve, siç ndodhi me farmacistin në Korçë, me firma të falsifikuara të prindërve pa pjesëmarrjen e tyre në aktin noterial apo bojaxhiut që gruaja i kishte vdekur para 10 vjetësh dhe firma figuronte e falsifikuar në aktin.
Prokuroria dhe organte kompetente duhet që të merren me këto raste dhe shkaktarët e këtyre dramave familjare duhet t`i venë para drejtësisë. Vetëm në qarkun e Korçës janë mbi 30 raste të tilla që kanë përfunduar tragjikisht me vetëvrasje dhe mbi qindra persona që kanë humbur shtëpinë veturat luksoze troje këto janë raste që kemi investiguar…
Policia duhet të ketë një zyrë të veçantë hetimore që të hetojë këto shushunja që ju pinë gjakun këtyre fakir fukarenjëve. Të ekzistojë një njësi e veçantë shpjegojnë njohës të kësaj problematike e cila në këtë kohë krize po ha jo pak koka njerëzish dhe plus halleve që kanë… Policia është e njohur me shumë raste të kësaj natyre, që sipas tyre përfundojnë me viktima dhe probleme të mëdha.
Zoti kryeministër, ashtu siç mbyllni lojrat e fatit, shërojeni këtë plagë pas lojrave të fatit sepse realisht ka një dramë tjetër po aq të rrezikshme e cila po merr jetë njerëzish çdo ditë, apo po ju merr banesat, po sjell divorce, po shkatërron qindra e mijra familje vetëm nga fajdet. Është e domosdoshme që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një ligj të veçantë për të mbrojtur këtë shtresë fakirësh që fajdexhinjtë po iu marrin shpirtin dhe po hanë koka njerëzish…