Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: U ndanë më dysh qiejt!

U ndanë më dysh qiejt, nën e mbi tokë
Si shirat mbi trëndafilë e gishtat e tu në flokë.

Kështu si qiejt e shirat u shtriva unë krahë delirit
e mendova si ne s’ka.
Shihe dritën që lindin gjethet
porsi përbetimet me mijëra lot e fjalë.
Më dhe gjithçka e 100 fish më shumë të dhashë.
Dikur në të gdhirë
më morën dritë e xhevahirë
vitet që lash pas.
E ashtu shkuan rrëke tërë ujrat
që lagën trupin tënd të tharë.

Sa me fat janë pamundësitë
Sa dua t’i mposht unë tërë perënditë.
E veç ndofta me valixhe gjysëm të mbyllura
Ti do endesh rrugëve të asgjësë e mbytësisë
Se s’ke për të parë kurrë nëpërmjet syve të mi.

Mbaj mend diçka,
Që të jetosh të jashtëzakonshmen,
Duhet të jesh shpirtra prej disa jetësh
dhe tërësisht i lirë e thellësisht i marrë.

Please follow and like us: