DEPUTETI STAVRO STAVRI-MEDIAS FRANCEZE, 1925: ALEKSANDËR MOISIU, I NATYRALIZUAR GJERMAN, POR BESNIK NDAJ ORIGJINËS SË TIJ SHQIPTARE
Nga Aurenc Bebja*, Francë.
Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të dielën e 16 gushtit 1925, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me reagimin e deputetit Stavro Stavri mbi origjinën shqiptare të Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Lajme jashtë vendit
Z. Stavro Stavri, deputet i Durrësit, Tiranës, Kavajës, Shijakut dhe Krujës në Parlamentin shqiptar, na shkruan në lidhje me artikullin që botuam para pak kohësh për Aleksandër Moisiun.
Aleksandër Moisiu, edhe pse i natyralizuar gjerman që nga viti 1918, ka qëndruar besnik ndaj origjinës së tij, e cila është shqiptare, babai i tij është lindur në Durrës, qytet në të cilin jeton ende e gjithë familja e tij.
Ne i japim atij plotësisht të drejtë.