Audi tërheq spotin e vajzës me banane pas kritikave në rrjet
Një pamje, provokuese, seksiste dhe e rrezikshme. Kanë qenë të shumta reagimet në rrjetet sociale pas shfaqjes së spotit të fundit të Audi RS4, ku shfaqet një vajzë e vogël me syze dielli, fustan me lule dhe xhaketë xhins që ha një banana dhe rri e mbështetur përpara një makine të kuqe.
Slogani i spotit ishte: “Lërë zemrën tënde të rrahë më fort. Në çdo aspekt”, bën me dije BBC. Shumë njerëz e kanë cilësuar këtë mesazh si provokues, ndërsa të tjerë kanë folur për rrezikun e këtj imazhi: për shoferin do të kishte qenë e pamundur ta shihte fëmijën dhe mund ta vriste.
E gjendur përballë këtyre kritikave, kompania gjermane është detyruar të bëjë “mea culpa” dhe ta tërheqë spotin. E madje edhe të hapë një hetim të brendshëm për kuptuar mund të ketë ndodhur e gjithë kjo. “Ju dëgjojmë dhe ju sqarojmë: kujdesemi për fëmijët. Ju kërkojmë ndjesë për këtë imazh të pandjeshëm dhe ju sigurojmë se nuk do të përdoret në të ardhmen”, thuhet në një komunikatë të shpërndarë nga Audi.