Agjentja e inteligjencës e regjimit klerikal Farnaz Eftekhari e ka joshur Gholamreza Mansourin për ta çuar në Rumani, është larguar nga vendi menjëherë pas arrestimit të Mansourit
Përmes agjentëve e operativëve të tij të njohur e të fshehtë, regjimi klerikal është përpjekur ta paraqesë vrasjen e gjykatësit të korruptuar Gholamreza Mansouri, i cili ishte arratisur për në Rumani, si vetëvrasje. Regjimi po e bën këtë për t’iu shmangur pasojave të rrezikshme të kryerjes së vrasjes e terrorizmit ndërkombëtar në Europë. Kjo është e ngjashme me skenarin e regjimit në komplotin për të shpërthyer një bombë në tubimin e madh ndërkombëtar të iranianëve në Paris më 30 qershor 2018. Regjimi iranian i ka urdhëruar agjentët e tij të shpërndajnë gënjeshtrën se ai komplot kishte qenë i organizuar nga vetë rezistenca.
Pas rikthimit të trupit dhe dosjes së Mansourit në Teheran, po dalin në dritë aspekte të tjera të sjelljes terroriste dhe taktikave kurth-ngritëse të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit.
- Mansouri u largua nga Irani në drejtim të Turqisë dhe Francës. Farnaz Eftekhari, një agjente e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë e stacionuar në Francë, e cila kishte qenë në kontakt që më parë me Mansourin, u miqësua me të. Ajo e prezantonte veten si një studente e Universitetit Islamik të Teheranit, e cila kishte shkuar në Francë gjoja për të vazhduar studimet. Eftekhari i dha Mansourit një numër telefoni dhe një kartë SIM.
- Mansouri udhëtoi me të në rrugë tokësore nga Franca në Gjermani, më pas në Austri, dhe që aty në Rumani. Ata ishin në një qytet bregdetar të quajtur Constance në fund të shkurtit 2020.
- Pas arrestimit të Mansourit në Rumani, ajo u largua nga Rumania menjëherë të premten më 12 qershor dhe u rikthye në Francë.
- Llogaria e Farnaz Eftekharit në rrjetet sociale deri ditën para vdekjes së Mansourit e prezantonte atë si banore të Parisit, të diplomuar nga Universiteti Islamik Azad në veri të Teheranit. Ditën para se Mansouri të vritej, fotoja e Eftekharit u hoq nga profili i saj dhe mbiemri u zëvendësua me shkrojnën E. Dhjetë ditë më vonë, më 1 korrik, emri i kësaj llogarie ndryshoi përsëri dhe “Farnaz” u bë “Sahar.”
Ngritja e kurtheve nga agjentet femra është një mënyrë e njohur veprimi e MOIS, e cila është ekspozuar që më parë brenda dhe jashtë Iranit, përfshirë edhe në Norvegji (Shih deklaratën e NCRI-së, 23 tetor 2018).
Kombet e Bashkuara duhet të caktojnë një komision ndërkombëtar për të kryer një hetim gjithëpërfshirës mbi këtë çështje. Personat përgjegjës dhe autorët e këtij krimi duhet të ndiqen penalisht dhe të ndëshkohen.
Komiteti për Sigurinë dhe Anti-terrorizmin i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)
4 gusht 2020