Albspirit

Media/News/Publishing

Zhuljana Jorganxhi: DHEMBJE E THEKSHME


Zhuljana Jorganxhi

Mikut tim, prozatorit të shquar Faik Ballanca

Ky diell marsi m’i coptoi xhamat.
Pash Zotin, mos! Mos ik Faik!
Kandiln’ e jetës shuan ofshama,
O mik i shtrenjtë, kështu mos ik!

Harruar kisha ç’ishte Zoti!…
Dhembjen për mikun ma dhe ti.
Zoti “i harruar”, më tha, se loti,
nga udh’ e qiellit s’kthen njeri!

Mbi varrin tënd s’u tha një fjalë…
Për “ikje” si kjo – heshtja –dënim!
Një ditë, ndoshta, bilbilgjyzarë,
Do bëhen të gjithë dhe Ti- KUJTIM!

Pandi (*) , humbur ka vetveten…
“Më la tri varra!”, më thotë për Ty,
Kjo ikja jote – dhembje e thekshme,
Gjakon në zemër,
loton në sy!
Mars 1977

* Pandeli Koçi
Please follow and like us: