Albspirit

Media/News/Publishing

LE FIGARO, 1914/ESAT PASHA DO TË MUNDOHET TË BINDË SHQIPTARËT QË TË JETOJNË NË MARRËDHËNIE TË SHKËLQYERA ME SERBËT

Nga Aurenc Bebja*, Francë.

 

“Le Figaro” ka botuar, të hënën e 18 tetorit 1914, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me rolin që dëshironte të luante asokohe Esat Pasha në marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Shqipëri

Esat Pasha dhe Serbët

 

Burimi: gallica.bnf.fr/Bibliothèque nationale de France

Brindizi, 18 tetor.

 

Esat Pasha sapo ka njoftuar qeverinë serbe se ai është zgjedhur President i Senatit shqiptar dhe është emëruar Komandant i Përgjithshëm i trupave shqiptare.

Ai e siguroi qeverinë serbe për disponimet e tij të mira me të, duke deklaruar se do të marrë nën mbrojtjen e tij subjektet serbe që banojnë në Shqipëri.

Ai tha se do të punojë për t’i bërë të gjithë bashkatdhetarët e tij të kuptojnë avantazhin që ata kanë për të jetuar në marrëdhënie të shkëlqyera me serbët.

 

 

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1914-esat-pasha-do-te-mundohet-te-binde-shqiptaret-qe-te-jetojne-ne-marredhenie-te-shkelqyera-me-serbet/

 

Please follow and like us: