Shaban Murati: Kompleksi gjenetik i inferioritetit!
Pak alegori
Që ne shqiptarët e kemi gjenetik kompleksin e inferioritetit e tregon fakti se shqiptari i ka shpëtuar jetën dikujt dhe nuk thotë “faleminderit” i shpëtuari, por i thotë shqiptari vetes “faleminderit unë, që të shpëtova ty”.
Shqiptari i dalldisur nga inferioriteti ngre muzeume kombëtare për vuajtjet e atij, që ka shpëtuar dhe nuk ka ngritur një muzeum kombëtar për vuajtjet e genocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe Çamëri.
Shqiptari i fut në shkollat e veta lëndën e vuajtjes së atij, që ka shpëtuar dhe nuk fut në shkolla lëndën e martirizimit të kombit të vet.
Shqiptari ngre në oborrin e vet monumente e memoriale në nderim të atij, që ka shpëtuar, kurse i shpëtuari nuk ngre në oborrin e tij asnjë monument apo memorial të posaçëm si falenderim për shqiptarin si shpëtimtar. Dhe që të arrihet kulmi, shteti shqiptar i jep dekoratat më të larta atij, që është shpëtuar, kurse shteti i të shpëtuarit përçmon interesin kombëtar shqiptar.
Duke parafrazuar një shkrimtare amerikane ‘është lehtë njeriu dhe shteti të bëhen krimb, mafton të mos ankohen kur e shkelin’.