Albspirit

Media/News/Publishing

Xherdan Shaqiri shfaqet me fanellën e re të Liverpulit

Ekipi i Liverpulit ka promovuar fanellat për sezonin e ri. Xherdan Shaqiri, i cili ishte në dyshim nëse do të jetë pjesë e tij në sezonin e ri, është fotografuar me fanellë të re, nga kampionët e rinj të Premier Ligës. Xherdan Shaqiri ka kaluar dy sezone te ky ekipl, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën. Në sezonin e parë, ylli me prejardhje nga Kosova, ka regjistruar më shumë paraqitje, ndërsa sezoni i dytë, ka kaluar me shumë lëndime. Nuk është ende e qartë nëse futbollisti që përfaqëson Zvicrën do të luajë për “Red-sat” në sezonin që vjen.

Please follow and like us: