Albspirit

Media/News/Publishing

Sabina Darova: Shkallëzim kohor

Kur hyra në shkollë
Në festën e abetares
Më mësuan që kisha njollë
Dhe këndova në rreshtin e fundit.
…Leksioni i parë
Kur vazhdoja të jem në shkollë
Më rrëfyen që të mësuarit
Janë njerëzit me njollë
Që përfundonin burgjeve.
…Leksioni i dytë
Kur duhej të kapërceja
Nga njëra shkollë në tjetrën
Më mësuan prapavijën
E të vështroja ulët.
…Leksioni i tretë
Kur mora diplomën
Ish tepër vonë…
Shinat e trenit
Më shtynë në një atdhe tjetër.
Leksioni i katërt
Kaloi kohë…
Rihyra në shkollë.
Leksioni i parë:
Të doja vetveten!
Please follow and like us: