Albspirit

Media/News/Publishing

Endrit Dunisha: Tropoja digjet…’zjarrfikësit’ politikë në kafene!

 

Një pushtet vendor që nuk zbaton as urdhërat e VKM-të e Kryeministrit të vet

Pandemisë në Tropojë këtë verë i janë shtuar dhe zjarret e shumta në zonën turistike të Valbonës e fatkeqësisht po përsëritet një krim i rëndë mjedisor duke u përfshirë sistematikisht nga flakët edhe qendra e grumbullimit të mbetjeve që çuditërisht është në periferi të afërt me qytetin e Bajram Currit. Punëtorët e Bashkisë turren të luftojnë me flakët në mënyrë manuale duke mos qenë aspak efiçent ndërkohë që ekziston dhe paguhet me letra një taborr zjarrfikësish.Është e çuditshme sesi pushteti vendor dhe Prefektura nuk ndërhyn të paktën për të verifikuar formalisht zbatimin e ligjit nr.152/2015 “Për shërbimin e mbrotjes nga zjarri dhe shpëtimin” nënshkruar nga Edi Rama i cili taksativisht përcakton se si bëhet rekrutimi i punonjësve të këtij shërbimi. Në vendim thuhet se punonjësit e MZSH -së që rekrutohen ndër të tjera duhet të jenë nën moshën 30 vjeç dhe të kenë përfunduar testimin fizikoprofesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë dhe në qendra të Trajnimit zbarrfikës”. Mirëpo në Tropojë këto kritere janë injoruar dhe i vetmi kriter që prevalon është ai politik dhe nepotik!Sipas qytetarëve shumica e tyrë janë veteranë të cilët nuk ngrenë dot as tubin e ujit për ta drejtuar në destinacion. Ky është një “Sos” për pushtetin vendor e qëndror pasi Tropoja ka 1043 km dhe mijëra hektare me pyje përveçse dy parqe turistike dhe një Zonë pronë e UNESKO. Nëse bëhet politikë dhe me zjarrfikësit atëhere do të thotë se ky komunitet që jeton mes pyjesh pa fund e ka jetën e rrezikuar në çdo çast.

 

Please follow and like us: