Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Jo vetëm bashkim lutjesh e përkujtimesh për martirët e Qafë-Valmirit!

Albina Deda

 

71 vite më parë pas një kombinacioni të ndyrë që vetëm komunistët dinë të sajojnë, regjimi stalinist i Tiranës goditi zemrën e nacionalizmit dhe shqiptarizmit, Mirditën duke martirizuar 14 bijtë më fisnikë të saj nën tortura që do të tejkalonin krematoriumet e Hitlerit.

E kjo u pasua dhe me internimin e 300 familjeve nga më krenaret e nacionalistët e vendlindjes.

Në fakt kjo nuk ishte rastësi sepse pikërisht në Mirditë internacionalizmi sllavo ortodoks do të shënonte ndarjen përgjithmonë nga shqiptarizmi dhe Europianizmi.

Sepse duke goditur Mirditën diktatura jo vetëm godiste themelin e gjenealogjisë sonë, por dhe transmetonte kudo shantazhin që vijoi për 5 dekada.

Fatkeqësisht sot kur duhet vetëm të përkujtonim e luteshim për ata martirë hyjnorë, na duhet jo vetëm të lutemi, por dhe të apelojmë dhimbshëm për të tashmen dhe të ardhmen.

Sepse një sekt-klon biologjik i njëjtë pinjollësh po drejton e projekton degradimin përfundimtar të kombit, shpopullimin dhe varfërimin, robërimin dhe denigrimin.

Ndaj me bashkimin e Lutjeve për Martirët e Qafë Valmirit le të bashkojmë vullnetet e lira demokratike për të shporrur këtë klikë poshtëruese që na largon nga shqiptarizmi e europianizmi.

Ky është dhe realizimi më ideal i amanetit të shpirtit të Martirëve të Valmirit.

 

Albina Dede: 43 vjet nga revolta e Spaçit

Please follow and like us: