Ela Zdrava: BRENDA TEJE…
Greminës së shpirtit keq rrëshqita,
përplasur rrëmbimthi deri në fund,
krahët u vranë nga këmbët e mpita,
zvarr me thonj të ngrihesha mund.
Honeve të shpirtit fort u kapa,
deri sa dola n’hapësirën e qiellit,
rrëmbeva kaltërsinë me rreze të arta,
erdhi m’u ul magjishëm dielli.
Nuk e di ku e gjeta gjithë atë fuqi,
pikërisht kur ndihesha aq bosh,
gërmova shpirtin e gjeta thesar,
sëndukun e mbyllur me cicërima zogjsh.
27. 12. 2014
Please follow and like us: