Lukashenkon duket se po e lëshojnë të gjithë
Europa ndoshta po dëshmon një pranverë verore në Bjellorusi, një vend ku ka nisur përplasja politike mes forcave opozitare dhe atyre që përfaqësohen nga presidenti jetëgjatë. Aleksander Lukashenko. Ky i fundit fitoi mandatin e gjashtë me mbi 80% të votave duke bërë të qartë se as ka ndërmend të hapë krahun dhe të lërë karrigen. Në këto kushte, duket se në lojë është vënë skenari i kundërshtimit të rezultatit të zgjedhjeve nën alibinë e njohur tashmë se zgjedhjet nuk ishin të ndershme. Svetlana Tikhanouskaya, liderja e opozitës e cila ndodhet në ekzil në Lituani, ka deklaruar se është e gatshme të drejtojë vendin pasi të zhvillohen zgjedhje të ndershme. Videomesazhi i saj u transmetua pasi mijëra njerëz protestuan në qendër të Minksut duke bërë thirrjen: Largohu! Protesta ka përfshirë edhe punonjës të televizionit shtetëror, që kanë refuzuar të shkojnë në punë. Një dështim ky për shërbimet bjelloruese të sigurisë. Jam e gatshme të marr përgjegjësinë e liderit të kombit, tha ish-mësuesja e anglishtes. Në dallim nga Ukraina ku komediani Zelenskiy fitoi vetë, kjo që po ndodh në Bjellorusi ka shijen e një inksenimi me mbështetje nga jashtë në një vend që dallon për qasjen proruse, aq sa ndonjëherë qëllimisht ngatërrohet si satelit i Rusisë. Por edhe Rusia e Vladimir Putinit nuk duket se është aq e gatshme të ndërmarrë një aventurë të re. Është e qartë se era e Lukashenkos ka marrë fund dhe mendoj se kjo është e qartë për të gjithë në Moskë, përfshirë Kremlinin, citohet të jetë shprehur Dimitry Suslov, një profesor i marrëdhënieve me jashtë në Shkollën e Lartë të Ekonomisë në Moskë. Në këtë kuptim Rusia ka më shumë gjasë të mos i dalë para ndryshimit duke hedhur farën e armiqësisë, por mundet të sigurojë për Lukashenkon, atë që siguroi për Yanukoviçin e Ukrainës edhe pse në mediat perëndimore nuk përjashtohet ndërhyrja ushtarake e Rusisë./respublica.al/