Albspirit

Media/News/Publishing

Libri i Shaban Muratit/Çështja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare

Sugjerim aktualiteti

Kushdo, që ka një interes intelektual për të mësuar se çfarë është çështja e detit midis Shqipërisë dhe Greqisë, mund t’i drejtohet librit të vetëm studimor të botuar për dosjen diplomatike të bisedimeve 10-vjeçare 2008-2018 midis Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e detit: “Çështja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare”, Tiranë, 2018.
E gjeni në librarinë “Albania”, rruga “Sami Frashëri” te Blloku dhe te libraria “E Përshtatshme” te Posta e rrugës së Elbasanit. Natyrisht e keni edhe në Bibliotekën Kombëtare.

 

Post Scriptum:

Promovohet libri “Çështja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare”, i autorit Shaban Murati

25.04.2018

Në prani të shumë mysafirëve, studentëve dhe profesorëve, në UBT, është promovuar libri: “Çështja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare”, i autorit Shaban Murati. Në libër autori paraqet një nga çështjet më interesante dhe më intriguese të diplomacisë shqiptare në të gjithë historinë e Shqipërisë, e cila ka marrë emrin çështja e detit.  Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi tha se libri botohet në kohën kur çështja e detit është në interes publik, shkencor dhe diplomatik, duke analizuar enigmat, por edhe duke dhënë përgjigjet për çështjen e detit. Tutje, rektori Hajrizi shtoi se në libër jepen edhe analiza diplomatike për këtë çështje. Drejtori i Institutit Albanologjik të Kosovës, Hysen Matoshi, beri të ditur se autori në këtë libër trajton çështjen diplomatike, e cila lindi nga marrëveshja midis qeverive të Shqipërisë dhe të Greqisë në vitin 2009, e anuluar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në vitin 2010.  Autori i librit, Shaban Murati, tregoi se këtë libër ia ka kushtuar diplomatëve dhe interesave shtetërore e kombëtare. Sipas tij, për shkak të interesit të madh të temës në qarqet diplomatike dhe akademike, shqiptare, rajonale dhe më gjerë, libri është botuar njëkohësisht në gjuhën shqipe dhe angleze. Libri i autorit, diplomatit, studiuesit dhe analistit diplomatik, Shaban Murati, i titulluar: “Cështja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare”, është botuar nga Fondacioni Kulturor “Alsar”, në Tiranë.

Please follow and like us: