Moska zyrtare fyen rëndë Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, ofendon rëndë Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për takimin e tij me Presidentin Trump.
Gjuriqi ishte duke qarë në Twitter, me një përgjigje të dëshpëruar.
Opozita me Vuk Jeremiqin po festojnë. Përplasja po i zbavit edhe shqiptarët, kuptohet.
Diplomacia ruse e tregoi edhe njëherë “klasin” që e karakterizon me këto foto nga një person zyrtar. Mirëpo, ky konflikt i ri Moskë-Beograd tregon se Kremlinit mesiguri i ka djegur pak ajo puna e “diversifikimit të energjisë”. (Jo çdo gjë në atë dokument kishte lidhje me Kosovën). (R.Avxhiu).
Post Scriptum:
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në profilin e saj në Facebook ka publikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerkës, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë dhe e ka krahasuar me skenën nga filmi “Pasionet e ulëta”, me aktoren kryesore Sheron Stone, në të cilën ajo ulet këmbë mbi këmbë. “Në qoftë se jeni thirrë në Shtëpinë e Bardhë, ndërkaq karriga është e vendosur sikur po ju marrin në pyetje, uleni sikurse në fotografinë numër dy, kushdo që jeni. Më besoni”, ka shkruar Zakharova.