Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: Grekët e pranojnë, por jo historiografia shqiptare

-Gazeta greke “Greekcitytimes”, 6 shtator 2020:
“Në përvjetorin e marrëdhënieve zyrtare midis Greqisë dhe Rusisë, që u vendosën në 6 shtator 1828, Ministria e Jashtme e Rusisë reflekton përmes një dekarate se si Rusia “në mënyrë aktive kontribuoi për formimin e shtetit të ri grek”.
“Kontributi domethënës i Rusisë për pavarësinë greke është gjërësisht i pranuar nga publiku grek”, thotë Ministria e Jashtëme e Rusisë në deklaratën e sotme”.
-Shaban Murati, 27 gusht,fb
Një e vërtetë e fshehur historike
Rusia, me ndihmën e Anglisë dhe të Francës, është fabrikuesja kryesore e krijimit të shtetit të pavarur të Greqisë në vitet 20’-30’ të shekullit 19-të me gjysmën e territoreve shqiptare dhe me gjysmën e popullsisë shqiptare. Aksioni gjeopolitik i Rusisë u emërtua “revolucion grek” dhe “revolucioni grek” filloi në Odesë të Rusisë, jo në Athinë.
Është e kuptueshme që autorët rusë, grekë, anglezë, etj. synojnë të mbajnë në këmbë mitin e diplomacisë së tyre për “revolucionin grek”. E habitshme është përse historiografia zyrtare e Shqipërisë ka bërë tezë të saj përrallën ruse të “revolucionit grek” dhe nuk e përmend kurrë dhe e fsheh të vërtetën historike se Rusia krijoi shtetin e ri të Greqisë.

Please follow and like us: