Atje ku ka kërma mblidhen mizat
Nga Bejdo Malo
Carlo Billono thotë që miliardat në shtet i kam marrë me fatura. Madje s’është as dorë e parë. Kësaj i thonë edhe ke rënë mbi m… dhe na bëni dhe qorra dhe budallenj. Po me fatura bëhet korrupsion, se ato fryhen, bëhen fiktive, bëhet falsifilim, korrupsion. 30 përqindshi mbasi mbërrin likujdimi i faturave në bankë i kthehen ustait. Ku është Kontolli i Lartë i Shtetit pse nuk e bëjnë përputhjen e faturës me punën e kryer. Shikohen zërat e punës se detajuar, kostua e tyre, bëhet shuma dhe del sa është fatura e vërtetë. E shoqja e tij ulëret e bën shkrime kundër Sali Berishës, sikur ia ka çuar atij 30 përqindshin dhe ai s’ka mbajtur fjalën dhe i ka nxjerrë sekretin. Një kryeanalist shqiptar thotë se vlera e faturës s’është shuma e vjedhur duke harrur c’thoshte e shkruante Carlo për të para tr-katër vjetësh. Kjo më kujton këto videot që qarkullojnë virtualisht si djalli i Tanzanisë bëhet vëlla me sorkadhen në shtëpinë e kafshëve jetime. Po të gërmojë KLSH do të kuptojë se 90 përqind e faturës është vjedhur. Si është e mundur që asnjë televizion shqiptar s’marka asnjë faturë dhe erdhi italiani Carlo, zbuloi, parajsën, formulën si të marri miliarda lekë tendera për të lulëzuar Shqipërinë. Që pa lindur ai paska lindur Carlo Bulino me dashurinë e zjarrtë për PS, dreqi e mori s’është as arbëresh. Cili televizion në Itali është ndërrmarrje që merr tendera nga shteti dhe prodhon fatura miliardshe. Brenda natës të arrestojnë. Po këtu i ka rënë zjarri, nga të gjitha anët: Kisha ndërton hidrocentrale, bejtexhiu me tekste të shplara kundër opozitës merr edhe një rrogë si këshilltar në një institucion të lartë shtetëror, pahuhen televizionet për t’u kthyer në bythëlëpirës të maxhorancës, marrin tendera edhe aty ku s’duhet të merren, e ç’nuk ndodh.
Populli thotë se kur s’ka trasprencë qepeni gojën. Grabisni, falsifikoni faturat dhe bëni çfarë të doni. Po moral, mos na bëni. Se është turp i madh. Nëse ju për të sharë opozitën, paguheni me një faturë, bëjeni. Nëse ministrat e kanë si shtëpinë e tyre televizionin tuaj dhe vinë firmosin faturat, bëjeni. Veç një gjë të dini shqiptarët s’janë aq budallenj sa ju i konsideroni. Atje ku ka kërmë, mblidhen mizat.
Portali respekton mendimet e pavarura të moderatorit të njohur dhe është i hapur për replikën e personave të sipërcituar.