Albspirit

Media/News/Publishing

Behar Metohu: Udhëtim mes yjesh! Modeli i përkorë i artistit midis kohërave

Libri autobiografik Udhëtim mes yjesh i Dhimiter Gjokës eshte një rrëfim i sinqerte, i rrjedhshëm dhe dinamik në stil që përfaqëson njeriun artist i cili jetoi në dy kohëra dhe sot është po aq aktiv në fushën e artit dhe gazetarisë ku  spikat qenia fizike në ekranet televizive shqiptare si komunikues mjeshtror me publikun. Ai është një figurë emblematike e historisë së ekranit shqiptar por edhe atij aktual.

Jeta e pasur aktive në radio fillimisht dhe telvizion deri edhe sot dhe gjithë rrugëtimi i tij është një model i përkorë artisti, dhe padyshim për shumëkush një pikë rreferimi por edhe frymëzimi sidomos për të rinjtë që duan të kenë një sukses.

Që në faqet e para të librit mësojmë se teknologjia më sensitive e viteve 60, radio ishte për Dhimitrin një magji. Jo çdo kush do ta shihte atë në këtë mënyrë. Ajo i ndezi dëshirën, i nxiti një shtysë, një prirje krejtësisht natyrale. Fjala, komunikimi dhe imazhet që përfytyroheshin nga emisonet e radios vetëm sa i lindën dëshirën për ti qëndruar pranë për ta eksploruar duke projektuar një ëndërr. Por jeta ka larminë e saj, shkolla që hapi dritaret e njohurive, aktivitetet e para artistike, lidhja me letërsinë, investimi i parë botimi në revistat e fëmijëve, edukimi familjar si dhe natyra e bukur pranë detit të kaltërt në Himarë ishte universi i parë që krijoji premisën dhe ngjizi ëndrrat e një djaloshi.

– Me kenaqe bir! T’u shtofshin botimet – thotë Koço Gjoka i ati i Dhimitrit për botimin e parë të një poezie kushtuar dallandyshes. Ishte vetëm 7 vjeç

Padyshim duhet të këtë një fillim dhe rruga për realizimin e ëndrrave ka etapat e saja dhe shpesh ndodh edhe zhgënjimi apo tërheqja. Por në rastin e Dhimitër Gjokës ashtu sic lindi natyrshëm dhe u zhvillua karriera artistike pati vetëm ngritje evoulim dhe kulminacione duke hyrë në botën e artit,spetaklit  dhe gazetarisë televizive, vrullshëm, impenjativ dhe garantues.

Libri autobiografik është një përshkrim i plotë i jetës së një artisti ku autopërshkrimi i portretit është në qendër. Skenat e autopsikologjise në momentet vendimtare janë shoqeruar me detaje të shumta të rrethanave ku jetoi artisti. Ai tregohet vëzhgues eksigjent jo vetëm të botës së tij shpirtërore  në kthesat dhe castet e vështira, por ato janë pëshkruar me hollësi duke përmendur shumë personazhe të njohur të artit dhe gazetarisë shqiptare. Vizatimi i kësaj rruge është mjaft skrupuloz. Sinqeriteti dhe saktësia e rrethanave të përshkruara në të cilat ka jetuar autori është gërshetuar me analizen e hollë psikologjike. Dhe duket sikur ke jetuar me të dhe e njeh mirë çdo hap apo dëshirë, sacrifice apo perpjekje.(kujtojme skenat kur ai bashkëbisedon me detin dhe kërkon të shfrej, të ulërijë kur mëson përmendesh mijera vargje nga poezia e letersise shqiptare dhe atë botërore. Kur lumturohet dhe kercen nga gezimi se e futen si spiker ne moshen 20 vjecare ne Radio Tirana etje per te kaluar ne etapat e tjera te pjekurise dhe shperthimit artistik ne mjaft evente artistike te rendesishme te kohes.   Kjo dukuri e të përshkuarit jo vetëm e bën mjaft interesante jetshkrimin e tij por shërben edhe si një model për t’u admiruar për të gjithë ata të rinj që duan të arrijnë suksesin.

Sot, pas gati një veprimtarie 50 vjeçare figura e Dhimitër Gjokës vazhdon të jetë e dashur dhe e admiruar për publikun shqiptar. I kthyer në një ikonë e gazetarisë televizive përbën një model i përkorë që kohërat e ruajtën dhe e vlersuan. Ai që kur i hyri kësaj rruge nuk pati mbështetjen e miqve dhe përkrahjen e pushtetarëve, ai pati për mburoje që i shërbeu si koracë mbrojtëse talentin dhe punën e përkushtuar e plotvullnetshme.

Jeta e një artisti i jashtëndikuar nga politika të bën përshtypje edhe ne radhët e këtij libri mjaft tërheqës. Ai kontribuoi  në periudhën e fundit të socializmit dhe vazhdon edhe sot pas një trazicioni të madh e të vështirë, por qëndrimi politik i tij është pothuajse inekzistent pasi ai është profesionist dhe artistët e mirënjohur kanë ligjet e tyre të zhvillimit. Ai u orientua gjatë gjithë jetës tek zbulimi dhe administrimi dhe përsosja e teknikave të komunikimit në gazetarinë televizive, spetaklin,regjizurën e shfaqjeve teatrale, koncerteve madhështore se sa tek përdorimin e aftësive të talentit në shërbim të politikës së kohës. Kur e pyeten Kadaren pas viteve 90 se çfarë po ndodh me letërsinë që ai do të realizoj në vitet e demokracisë, a do të ndryshoj edhe ai me mënyrën e të shkruarit? Ishte një pyetje që vinte nga mosnjohja në thellësi e ligjesise së artit dhe gazetarisë në përgjithësi. Dhe përgjigja e Kadarese ishte. _”Asgjë nuk ka ndryshuar ajo vazhdon njësoj sipas ligjësisë se artit të te shkruarit.”  Kështu mund të themi edhe për ecurinë e rastit të modelit Gjoka. Ai vazhdon të ndjek ligjësinë e zhvillimit të artit të të rrefyerit dhe të komunikuarit me publikun e jashtë ndikimit të politikës së ditës. Ai dhe shume figura te shquara respektuan dhe vazhduan të dashurojne mbi gjithçka profesionin e tyre. Artisti  bëhet dhe mbijeton në radhë të parë nga vullneti i punës së përditshme, por në çdo rrethane ai është një produkt i kohës në të cilën jeton. Periudha e veprimtarise së Dhimiter Gjokes është periudha e kohëve kontrastuese që burojnë nga ndryshimet e sistemeve shoqërore, ku talenti dhe vetite e njerzve publikë që merituan duartrokitjejt dhe admirimin, mbijetuan dhe u ngritën në lartësinë mbi këto sisteme dhe arti i vërtetë mbeti në kujtesën e mbarë popullit.

Bir i valëve të detit të kaltërt ku aroma dhe dallgët u përplasën në qenien e tij që në njomështinë e fëmijerisë krijuan dhe mbartën në karakterin e njeriut me botë shpirtërore të ndjeshme, komunikative me përdorimin e shqipes së kulluar si kthjellësia e ujrave të Jonit dhe pastërtisë së ajrit të bregut të jugut të Shqipërisë.

“Udhëtim mes yjesh” është historia e individit artist që flokët e thinjur i qëndrojnë  si një kurorë e bukur dhe e respektueshme për ç’ka dhënë e jep për popullin e tij.

Please follow and like us: