Albspirit

Media/News/Publishing

Kështu thyhen kufinjtë! -Wildlife Albanin Photographers

nga Edmond Kaceli

Fotografia në shërbim të thyerjes së kufinjve virtualë në mes Shqipërisë e Kosovës! Madje edhe më gjërë. Fotografët shqiptarë të natyrës së egër kanë organizuar, e nuk po ndalen të organizojnë, një sërë ekspozitash fotografike në Shqipëri e Kosovë.
Ekspozita të ngjashme janë realizuar edhe në vende të ndryshme të botës, veçanërisht nën mbështetjen e përfaqësive diplomatikë të Kosovës. Fotografitë e florës dhe faunës janë bërë pjesë integrale e pasaportës prezantuese të pasurisë që ofrojnë trojet shqiptare. Përmendim në mënyrë të veçantë ekspozitat pranë përfaqësive diplomatike të Kosovës në USA, Mbretërinë Bashkuar, Tiranë etj.

Ekspozita në Ambasadën e Kosovës, Tiranë credit S. Aliqkaj.

 

Këto ditë drejtuesit e organizatës  WAPH kanë marrë një ftesë të posaçme nga Bashkia e kryeqytetit të Shqipërisë për t’u përfaqësuar me një ekspo -fotografike në Tiranë.
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë, në 5-vjetorin e krijimit të sajë, ka ftuar organizatën në hapjen e një ekspozitë me fotografitë më të mira të realizuara në Liqenin e Tiranës. Ftesa zyrtare është nënshkruar nga Drejtoresha e Agjencisë Eriada Fino.
Arian Mavriqi -kryetar i organizatës thotë: Ftesa nga Tirana është një tjetër surprizë e veçantë, siç është dhe Tirana e veçantë!
Për ne është kënaqësi, që në vazhdimësi, po marrim të tilla ftesa për ekspozita apo ekspedita! Kështu na jepet mundësia e takimit live ndërmjet miqve fotografë nga mbarë shqiptaria!
Përveç prezantimit te punës tonë, shkëmbejmë ide dhe tregojmë eksperiencat gjatë fotografimeve në terren. Ftesat dhe takimet e tilla japin frytet e tyre edhe te fotografët e rinj sepse promovohet dhe njihet puna e pasioni i tyre. Ky promovim ka shumë rëndësi për të ardhmen e tyre në lëminë e fotografisë së jetës së egër!

Liqeni i Tiranës  credit I. Sinani.

Pas takimit-ekspeditë dhe ekspozitës në Liqenin e Shkodrës, ekspozita e radhës do organizohet në Parkun Kombëtar të Blinajës, Kosovë.
Fotografët kanë paraqitë së paku nga dy punime prej të cilave, nga një komision ekspertësh fotografë, zgjidhen ato më të mirat si pjesë e ekspozitës.
Ekspozita në Parkun e Blinajës, ka mbështetjen dhe bashkëpunimin e veçantë nga Presidenca e Kosovës, me pikësynim promovimin e turizmit dhe natyrës së egër shqiptare.

Liqeni i Blinajës credit L. Dragusha.

 

Please follow and like us: