Albspirit

Media/News/Publishing

Gjermania të dënon me ligj për fotografimin e femrës poshtë fustanit, lehtësira për ato që s’veshin

Gjermania ka miratuar së fundi një ligj të ri i cili parashikon dënim me deri në 2 vite burg për ata që fotografojnë vajzat poshtë fustanit.

Deutche Welle raporton se sipas legjislacionit të miratuar nga Dhoma e Ulët e Bundestagut, krimi do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

“Të fotografosh një grua poshtë fundit apo në zonën e bustit pa pëlqimin e saj, është një shkelje e turpshme e privatësisë”,- tha Ministrja e drejtësisë, Christine Lambrecht.

“Fotot ose videot e pa kërkuara të bustit dhe të zonave gjenitale, më parë janë ndëshkuar vetëm si një shkelje administrative ndaj së cilës vihej gjobë”, shtoi ajo.

Megjithatë, mbrojtësit e të drejtave të grave paralajmërojnë se masa nuk është e mjaftueshme për t’i dhënë fund abuzimit seksual.

Ligjvënësit të Premten gjithashtu miratuan legjislacionin i cili e bën të paligjshme fotografimin ose filmimin e atyre që janë vrarë në aksidente. Sipas ligjit të ri, krimi do të dënohet gjithashtu me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Disa janë skeptikë se legjislacioni në të vërtetë nuk do t’i ndalojë njerëzit të bëjnë video ose foto të tilla pa pëlqimin e vajzave.

Please follow and like us: