Shaban Murati: Statuja e munguar e një peshku të madh kuq dhe blu…
Shqipëria është bërë një shoqëri distopike. Peshqit e mëdhej, që janë në postet kyçe të qeverisë dhe të shtetit, glorifikojnë (amnistojnë) si liderë historikë peshqit e mëdhej, që janë në pension. E përkthyer shqip, kjo duhet marrë si udhëzim që populli duhet t’ia dijë për nder peshqëve të mëdhej, që e vodhën, që e tallën dhe që luajtën kumar me fatet e Shqipërisë. Në këtë lloj shteti të deformuar nuk duhet habitur që në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në vendin ku ka qenë statuja e Enver Hoxhës, mund të ndodhë të vendoset statuja e një peshku të madh kuq dhe blu, të cilit t’i falet populli. Në detin e sirenave të reformës së drejtësisë peshqit e mëdhej, në postet kyçe të qeverisë dhe të shtetit ose në pension, vazhdojnë të notojnë lirisht dhe të shijojnë të qetë stafetën dhe qejfet e shtetit distopik të vazhdimësisë.