Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA vendos sanksione shtesë ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Iranit.

“Shtetet e Bashkuara tani kanë vendosur sanksionet e Kombeve të Bashkuara mbi Iranin”, tha presidenti amerikan, Donald Trump, në një deklaratë të lëshuar menjëherë pasi nënshkroi një urdhër ekzekutiv i cili përshkruan se si Shtetet e Bashkuara do të zbatojnë “kthimin e shpejtë” të sanksioneve.

“Veprimet e mia, i dërgojnë një mesazh të qartë regjimit iranian dhe atyre në bashkësinë ndërkombëtare që refuzojnë t’i rezistojnë Iranit”, tha Trump.

Sanksionet e reja lejojnë Shtetet e Bashkuara të imponojnë masa, përfshirë ngrirjen e aseteve, ndaj çdo kompanie apo individi që ndihmon Iranin të shmangë embargon e armëve.

Administrata amerikane deklaroi të shtunën se të gjitha sanksionet e OKB-së kundër Iranit ishin rivendosur, sepse Teherani po shkel pjesë të marrëveshjes bërthamore, përmes së cilës kishte rënë dakord të frenonte programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Por, pak shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara besojnë se SHBA-të kanë pozicionin të tillë ligjor për të rivendosur sanksionet sepse Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore më 2018. SHBA-ja argumenton se mban të drejtën për ta bërë këtë si një pjesëmarrës origjinal në marrëveshje dhe një anëtar i Këshillit të Sigurimit.

Fuqitë botërore të mbetura në marrëveshje janë, Franca, Gjermania, Britania, Kina dhe Rusia dhe Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Kremlini i shikon sanksionet e reja të SHBA-së si të paligjshme.

Please follow and like us: