Yuri Kim: Mos u dorëzoni para atyre që duan që drejtësia të mos vijë kurrë!
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e saj të fortë sa i përket ecurisë së Reformës në Drejtësi.
Kryediplomatja ka bërë thirrje për të mos u dorëzuar para atyre që duan që drejtësia të mos vijë kurrë.
“Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë që Reforma në Drejtësi të vazhdojë të zbatohet, hap pas hapi. Duhen kaluar pengesat, duhen gjetur zgjidhje praktike dhe nuk duhet të dorëzohemi para atyre që urojnë që drejtësia të mos vijë kurrë”, shkroi Kim në Twitter.
Në javët e fundit Kim ka përsëritur thirrjen e saj për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese brenda këtij viti, si dhe për funksionimin e plotë të SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Please follow and like us: