Gjermania kërkon konsensus në Këshillin Politik për zgjedhoren
Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul, kërkon konsensus në Këshillin Politik për përfundimin e Reformës Zgjedhore në Shqipëri.
Përmes një reagimi, në mesin e debateve politike për këtë çështje, zyrtari gjerman bën thirrje për ruajtjen e marrëveshjes së 5 qershorit.
Për Gjermaninë, parakushti për Reformën Zgjedhore do të konsiderohet i plotësuar vetëm kur të OSBE/ODIHR të thotë diçka të tillë.
“Ne e mirëpresim konsensusin e 5 qershorit. Ne pyesim, megjithatë, nëse ishte e mençur të vinte në diskutim këtë konsensus përsëri përmes ndryshimit kushtetues të njëanshëm të 30 korrikut. Prandaj rekomandimi ynë urgjent: kthimi tek konsensusi në Këshillin Politik.
Please follow and like us: