Albspirit

Media/News/Publishing

Inva Mula: Teatri i Operës i paprekshëm, nuk mund të bëhet privat

Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula, që ka interpretuar në skenat më të mëdha ndërkombëtare të Operas, ka analizuar në një intervistë për ‘News 24’ e ‘BalkanWeb’,  propozimin e ministres së Kulturës, për një opera që del nga varësia totale e shtetit. Pasi është konsultuar me drejtues të operave më të mëdha franceze, për modelet e tyre të menaxhimit, artistja që ka pushtuar teatrot e mediat me suksesin e saj,  tregohet tepër e ndjeshme për Teatrin Shqiptar.

“Opera? Shqiperia nuk i ngjan vendeve te tjera. Është fat që u ndërtua në vitet 1950, kur kishim aq vështirësi”, thotë ajo.

Përveç teatrove perëndimorë,  Mula, sjell shembuj e Lindjes në qasjen ndaj Operas.

“Teatri i operas është i paprekshem në gjithë Lindjen, ai nuk është prekur pavarësisht ndryshimeve që kaë ndodhur”- thotë ajo.

Duke marrë parasysh që vendi ynë ka një teatër të vetëm, ndërsa Inva sugjeron që teatro operash duhet të kenë edhe qytete si Shkodra ku u vu opera e parë shqiptare,  apo Korça, ajo e sheh institucionin si panteon.

“Opera është aset, nuk mund të bëhet private, kjo as nuk diskutohet” shton sopranoja.

Pos që teatri si i tillë nuk preket dhe nuk mund të dalë nga varësia e kujdesi i shtetit, Inva Mula sugjeron financime shtesë nga biznezet e mëdha ku shteti është rregullator.

“Shteti duhet të ndërhyje qe bizneset e mëdha të ndihmojnë duke shtuar buxhetin për Teatrin e Operas”, thotë sopranoja e njohur.

Duke marrë si shembull Operan e Parisit, e cila, nga shteti ka një buxhet prej 80 mln eurosh, plus 60 milione nga biletat që i menaxhon vetë teatri, sopranoja,  kërkon  ndërhyrje për më shumë buxhet për Operan në Tiranë duke dhënë edhe disa ide mbi si kjo bëhet e mundur.

Në kushtet e një debati që ka shqetësuar artistët e Operas, ajo bën thirrje për  një treyzë bisedimesh. “ Unë bëj thirrje për një tryezë me artistë  shqiptarë, me studiues për Operan. Unë vetë mundtë ftoj drejtues të opera të mëdha europiane që të sjellin përvoijat e tyre në menaxhim”- thotë Inva Mula. E gjithë kjo, shton sopranoja, duhet bërë me trasparencë të plotë që artistët shqiptarë në këto kohë të vështira, të mos përballen me dyshime mbi të ardhmen e institucionit.

Ajo sugjeron bisedime dhe zgjidhje që do të bëjnë që “Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, të qëndrojë me këmbët e veta, por gjithmone si aseti  kyesor i shtetit shqiptar”.

Ajo ofrohet për bisedime për operan duke pasur kujdes të vërë në dukje që “teatri që prindërit tanë themeluan”, të vazhdoje jetën e tij duke sjellë më shumë premiera e shfaqje. Sopranoja e njohur, bijë e artistëve Avni dhe Nina Mula, është rritur në atë teatër dhe e ka pasur në atë skenë zanafillën e suksesit të saj ndërkombëtar.

Please follow and like us: