Albspirit

Media/News/Publishing

Studimi i Oksfordit: Maska ul me 77% rrezikun e infeksionit nga Covid-19

Një studim i Universitetit të Oksfordit dhe Universitetit Mahidol të Bangkokut doli në përfundimin se distancimi social, higjiena e duarve dhe maskat janë efektive në uljen e rrezikut të infektimit kur bie në kontakt me një person që është pozitiv për Sars-Cov-2.

Studimi u krye te 211 raste të konfirmuara, të gjithë asimptomatikë dhe 839 të tjerë të padiagnostikuar me Covid-19, shkruan media botërore.

Studimi zbuloi se njerëzit që mbanin maskë gjatë gjithë kohës kur ishin në kontakt me një person pozitiv kishin një rrezik prej 77% më të ulët për t’u prekur nga Covid në krahasim me ata që nuk mbanin maskë.

Gjithashtu, sipas studimit, mbajtja e një distancë të paktën një metër nga një person i identifikuar me koronavirus, ul me 85% rrezikun, ndërsa larja e shpeshtë e duarve zvogëlon infeksionet me 66%./radio e jashtme e kines/

Please follow and like us: