Xhoi Jakaj: Ktheni intelektualët dhe elitën e shoqërisë shqiptare në Parlament!
Mjaft me kllounë dhe njerëz të paskrupullt që nuk kanë turp kur pasurohen brenda një afati të shkurtër nga pushteti i pamerituar që e marrin nëpërmes një mandati deputeti.
Si ditë që ka parlament më erdhi të shkruaj dy fjalë për deputetët e listave… e t’i bëj thirrje çdo kryetari partie që hyn në zgjedhjet e 2021: Na kurseni ju lutem nga figura të tilla, ktheni dinjitetin atij tempulli ligjesh!
Mbi 60% e deputetëve të Kuvendit nuk i njeh askush, përveç lagjes së tyre ose shkalles së pallatit ku jetojnë dhe ndoshta komshiu i ulur ngjitur me të në parlamant sepse nuk ka folur, as bërë asgjë kurrë në shërbim të zgjedhësit apo vendit tij, rastësia e solli në lista si njeriu i urtë që nuk kundërshton kryetarin e ngre kartonin pa bërë llafe kur miratohen ligje antik-kushtetuese (jo pak herë përgjatë gjithë këtij legjislacioni) e në këtë rast nuk i ka shërbyer pupullit, por kryetarit e interesave të ngushta të atyre që uzurpuan çdo pushtet; ky është i gjithë kontributi i tyre në një mandat ose gjysmë mandati siç ishin deputetët e fundit të listave të dy partive që lanë mandatet vitin e shkuar.
Ah po kanë dhe një cilësi tjetër përveç dy-tre kllounve që nuk përbën problem për ta kur bëjnë gafa e janë kthyer në qesharakë, pjesa tjetër nuk janë të aftë as të shkruajnë dy fjalë dhe të flasin në poltronin e parlamentit njëherë të vetme gjatë gjithë mandatit që të spikasin me njohurite e tyre në fushën ku kanë studiuar, gjithnjë nëse kanë mbaruar një shkollë?!
Une nuk e kam inatin me deputetin e asnjë ngjyre se fundja te ky 60 % ka nga të gjitha partitë, por me atë që e vuri në listë dhe ia serviri popullit si deputet, e ku gjatë katër viteve në parlament ai/ajo rri aty e ngroh karrigen pa bërë asnjë shërbim në dobi të vendit apo krahinës nga ai vjen?!
Por ka mundësi që nëpërmes ngritjes së kartonit sa herë të jetë nevoja e ia kërkon mazhoranca të bëj edhe ca para për familjen e tij në rrugë të paligjshme, të cilat i siguron përmes mandatit të deputetit që nuk e ka miratur asnjëherë dhe kështu mbron ligjshmërinë e të paligjshmes që po e mbyt këtë vend në të katër anët.
Ja pra ky është vendi ynë që prodhon deputet nga hiçi dhe mandati që merret pa pikë kontributi nga ky 60 % të cilët ose nuk flasin fare ose bëjnë gafa dhe çudira nga më të ndryshmet, e në fund mundet edhe të pasurohen në 4 vjet aq sa një njeri normal me punë nuk i bën ato pasuri një jetë të tërë.
Post scriptum: Edhe listat e “hapura” kam frikë se nuk do prodhojnë deputetë më të mirë në të ardhmen për aq koha sa njëshi është fuqizuar së tepërmi në këto 30 vite ‘demokraci’.
Uni i kryetarëve do mbizotërojë përsëri, por rotacioni këtë herë do ndodh patjetër sepse pushteti aktual e ky parlament e ka humbur rrugën dhe simpatinë e shumicës së shqiptarëve prej kohësh….
Le të shpresojmë se mbase një ditë ai parlament do ketë burra e gra të mençur, të paktën si ata në legjislacionin e parë pas rrëzimit të diktaturës, ku deputeti kishte jo vetëm intelekt dhe përgjegjshmëri, por edhe sedër kur fliste apo kur ngrinte kartonin për miratimin e një ligji.