Albspirit

Media/News/Publishing

Aneksimi i Krimesë, BE zgjeron sanksionet ndaj Rusisë

Këshilli Evropian njoftoi marrjen e masave kufizuese shtesë kundërdisa kompanive dhe individëve rusë me arsyetimin se ata kanë kryer veprime që kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Në njoftim thuhet se në listën e sanksioneve evropiane janë shtuar edhe 4 kompani dhe 2 shtetas rusë të përfshirë në ndërtimin e urës në Kerç, e cila lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë.

Në përputhje me sanksionet e BE-së janë ngrirë asetet e kompanive në fjalë në vendet e BE-së, ndërsa qytetarëve dhe kompanive të BE-së u është ndaluar të sigurojnë burime financiare për këto kompani. Asetet u janë ngrirë edhe personave të përfshirë në listë si dhe u është ndaluar udhëtimi drejt vendeve të BE-së.

Në vitin 2014 Rusia ka aneksuar në mënyrë të paligjshme Republikën Autonome të Krimesë dhe qytetin e Sevastopolit. Pas aneksimit të Krimesë dhe ngjarjeve në Ukrainën lindore, BE-ja, ShBA-ja dhe disa shtete të tjera filluan të vendosnin sanksione ndaj Rusisë.

Please follow and like us: