Haris Vongli: Me dashuri edhe mësimi online është i mundur!
Klasat në platformën online Zoom nuk na penguan të gjenim të përbashkëtat; as na ndaluan të diskutonim mbi mendimet dhe idetë e kundërta. Distanca nuk na stepi asnjë moment të ëndërronim dhe as punonim fort për të shkëlqyer në provimin e sotshëm të Komunikimit, më në fund në bankat e auditorëve universitar. Vajza të tilla më bëjnë të dua punën time fort, duke mos u penduar asnjë ditë për zgjedhjet e mia në jetë e duke gjetur gjithnjë motiv të shoh se përpara ka dritë që eklipson çdo moment të vështirë të cilësdo nga ne.
U kam thënë gjithmonë se suksesi nuk njeh moshë, por shumë punë, besim e guxim. Dhe duhet dashuri, dashuria s’mund të mungojë kurrsesi, ajo buron nga njerëz të mirë. Kush predikon të kundërtën kompleksohet nga vlerat dhe mirësia.