Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria përgjatë 30 viteve, lojë ping-pongu me kushtetutën, ligjet e saj dhe Kodin Zgjedhor

 

Xhoi Jakaj

Shqiperia përgjatë 30 viteve lojë ping-pongu me kushtetutën, ligjet e saj dhe Kodin Zgjedhor

Ndërkohë po ju kujtoj:

 

1- Nuk ka mirëqenie për popullin e thjeshtë.

2- Nuk ka drejtësi për të varfërit.

3-Shkollat e spitalet shtetërore nuk funksionojnë si duhet, niveli i shërbimit ka rënie çdo vit dhe buxhetet për këto ministri jetike kanë njohur ulje,

4-Nese kërkon një shërbimi sot në çdo dikaster shtetëror ai blihet.

4- Integrim i personave në nevoje është në stadin më të ulët në histori.

5- Shumica e të punësuarve nē institucionet shtetërore janë të detyruar të kthehen në shërbim të politikës ose humbasin vendin e punës dhe funksionimi i shtetit është prej kohësh Parti-Shtet.

6-Drejtësia ka hyrë në kanale dhe labirinthe pa kthim

7-Emigrimi i trurit dhe shkëncëtarëve drejt vendeve në zhvillim, tashmē është plaga më e thellë e shoqërisë shqiptare.

8-Pas tërmetit shumë banorë në zonat e prekura janë akoma pa shtēpi.

9-Nuk mjaftoj tërmeti, por me ardhjen e pandemisë humbën edhe vendet e punës 35-40 % e shqiptarëve.

10-Njeriu i thjeshtë e punëtor është zhytur për fat të keq në demoralizim dhe humbje shprese dhe përditë e më tepër shohim largime e braktisje të vendit si zgjidhje e vetme për të ardhmen e fëmijëve.

Situatën po e përmbledh me pese fjali të shkurtra.

  • Shoqëri e mbarsur me negativitet.
  • Politike e mbushur me hajdutllëk.
  • Popull i shtypur, dhe i zhytur në fukarallek.
  • Askush nuk flet, për edukim, arsimim, punësim, ekonomi e mirëqënie.
  • Flasim .dëgjojmë dhe konsumojmë pafund gjatë 24 orëve: këshill politik, kod zgjedhor e zgjedhje të reja, por në afatin kushtetues, jo si nevojë emergjente për të rregulluar të metat, dobësitë, magësitë apo katrahurën që i ka sjellë politika ndër vite njeriut në këtë vend.
Please follow and like us: