Fatmire Duraku: Mos ec zbathur kurrë
Bija ime, mos ec kurrë zbathur
Mund të lëndohesh në ndonjë gjemb
Ajo të shkakton dhembje .
Mos shkel ku më parë është ndezur zjarri
gacat do të ketë mbuluar hiri,
Digjesh.
Në ujit të fryrë
mos noto asnjëherë
Mund tëhumbkësh ekuilibrin
E të mos dalësh kurrë më në breg
Detyrat bëj vet
Mund ndokush të të shpjegoi gabim
Studio, zgjidhjen gjeje vet,
vetëm për t`i marrë erë
mos e këput kurrë lulen nga kopshti
lexo çdo libër që të bie në dorë
libri ka ngjarje, ka rrugë, ka përvojë
nuk ka libër të keq!
lexo sa herë të ulësh të pish kafen e mëngjesit
këtë e bëjë dhe unë
lexo, lexo, lexo…
aty do të gjesh çelësin e çdo derë të mbyllur
të mençurit shkruajnë e nuk mbajnë mend
bija ime
mos ec zbathur kurrë
Tiranë 4 tetor 2020.
Please follow and like us: