Albspirit

Media/News/Publishing

Gjen. Piro Ahmetaj për demokratët e Vlorës: Mirënjohje, përulësi dhe përgjegjshmëri!

Po ndaj një mesazh publik, për anëtarësinë e #PD, Dega-Vlorë, si dhe të gjithe miqtë, kolegët dhe dashamirësit e këtij fillim-rrugëtimi politik:

#Paraprakisht, përsëris konsideratat më të sinqerta, për #propozimet si dhe ri-#konfirmimin për të mbetur pjesë e vijimit të garës, për zgjedhjet e #prillit2021!

#Sëdyti, sigurisht ju shpreh mirënjohjen “emër për emër”, më shumë se 800 votuesve-pro, të cilët, edhe pse në pjesën më të madhe, ndoshta nuk njihemi personalisht, i siguroj se kjo mbështetje #impresionuese, do mbetet një barrë e rëndë besimi dhe përgjegjësie.

#Sëtreti, falënderoj secilin nga votuesit-kontesues, që edhe pse vetëm disa dhjetra, më adresojnë një mesazh shumë të fortë: “çfarë duhet të bëj më mirë & më shumë për të merituar besimin dhe ngjallur shpresën e përfaqësimit të komunitetit rreth tyre”.

#Sëkatërti, një mesazh miqësor për 19 kolegët kandidatë: “kurrsesi dhe për asnjë arsye nuk jemi kundërshtarë”, por jemi bashkë, në një llogore, në një garë vlerash, në një betejë, #mision dhe sfidë të përbashkët, për të çliruar demokracinë nga sunduesit e pavotuar, zullumqarët, oligarkët dhe sekserët e pushteteve, për të #mjekuar dëshpërimin e shoqërisë (veçanërisht rinisë; për të ri-kthyer besimin publik te #demokracia funksionale; për të garantuar “fuqinë 100% të votës”, bashkë me të të drejtat themelore të qytetarëve: “sigurinë për jetën, votën e lirë, pronën, familjen, mirëqënien & besimin në zot”.

#Sëfundmi, por e para nga rëndësia, garantoj jo vetëm anëtarësinë e PD (mbështetësit e shumtë apo kontesuesit mesazhplotë), por të gjithë qytetarët e qarkut të #Vlorës dhe #mbarëShqipërisë, se kjo mbështetje impresionuese, me bën më të #PËRULUR, më të #PËRGJEGJSHËM edhe më të #PËRKUSHTUAR! .

#Besimplotë se bashkë do ja dalim, për ta bërë #Shqipërinë 🇦🇱 si gjithë Evropa si dhe për ditë më të mira për #mbarëShiptarët.

#përzemërsisht Juaji, PIRO AHMETAJ 🙏

Please follow and like us: