Albspirit

Media/News/Publishing

Miranda Rira: Edhe 28 të diela na ndajnë nga e diela e madhe e 25 Prillit!

Të tmerruar nga humbja e thellë që i pret, sekti i Rilindjes ka filluar manovrat dhe nuk po lënë gur pa lëvizur për të manipuluar zgjedhjet e radhës. Ishin këta rilindës qe grabiten ditën për diell zgjedhjet lokale të qershorit të kaluar, duke realizuar votime moniste, si në Korenë e Veriut dhe janë po të njëjtët që, edhe pse në grahmat e fundit, nuk mendojnë se ka as ligj e as kanun që i ndalon, nga pazaret dhe zullumet e tyre për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pas skandalit të regjistrit të gjendjes civile me ndryshime banimi dhe qendra votimi për shumë shtetas shqiptarë me urdhër të Sandrit dhe me porosi të shefit të tij, verifikohet skandali i radhës, sikurse në të gjithë vendin, ashtu edhe në qarkun e Elbasanit dhe në 7 bashkitë e këtij qarku që drejtohen nga 7 kryetarë marioneta dhe hyzmetqarë të Taulant Ballës. Aty ka filluar shpërndarja e formularëve të patronazhit të Rilindjes, apo formularëve të tipit ku çdo të punësuari në administratën publike, i kërkohet të mbushë një listë me 30 emra, me numër telelefoni dhe me ID përkatëse.

Ky veprim arbitrar është haptazi në kundërshtim me çdo qëndrim të OSBE/ODHIR, pasi konfirmon qartazi përfshirjen me dhunë të administratës publike në fushata elektorale duke i kërcënuar këta të fundit me largimin nga puna nëse refuzojnë këta formularë. Theksojmë se veprime të tilla përbëjnë vepër penale dhe autorët do të përgjigjen ligjërisht. (Kopje të këtyre formularëve të plotësuar, gati për t’ia dorëzuar kyetarit, do t’ua vëmë në dispozicion ditët e ardhshme).

Punonjësit e bashkive janë ata që janë në presionin më të madh. Përndiqen, persekutohen dhe kërcënohen me largimin nga puna, jo vetëm ata që nuk pranojnë të plotësojnë këta formularë, por edhe ata që mendojnë ndryshe apo që guxojnë t’i japin një like në rrjetet sociale profileve të anëtarëve të opozitës. Për shkak të zgjedhjeve që po afrohen, organika e bashkive fryhet në mënyrë të panevojshme me militantë rilindas. Organika e stafit në bashkinë Librazhd, ka shkuar nga 403 në 520, per qoka partie. Në bashkinë e Prrenjasit iu është ndërprerë marrëdhënia e punës, rreth 50 punonjësve për arsye politike të cilët po zëvendësohen me persona pa arsim dhe pa asnjë lloj përgatitjeje, por vetëm sepse mund të kenë vota dhe detyra e tyre do të jetë pikërisht grumbullimi i votave dhe jo ofrimi i shërbimit për qytetarët.

Pra, me paratë e taksapaguesve shqiptarë, Rilindja po mbulon një pjesë të fushatës së saj pasi pjesën tjetër do ta mbulojë me paratë që u ka grabitur shqiptarëve dhe me patatë e krimit të organizuar që është ulur këmbëkryq në Elbasan dhe kërcënon çdo ditë banorët e qarkut tonë.

Nisur nga kjo situatë, u bëj thirrje, gjithë atyre punonjësve të administratës publike, që ndihen të kërcënuar, apo nën presion, të mos bien pre e këtyre makinacioneve të Rilindjes, por të denoncojnë çdo rast të tillë. Pushtetit despotik të Ramës po i vjen fundi! Sekti i Rilindjes e ktheu Elbasanin në një nga qarqet më të varfra dhe më të shkretuara të vendit.

Shumë familje në qytetin e Elbasanit jetojnë në kushtet e një varferie ekstreme, ndërsa shumë fshatra në qarkun tonë po boshtisen dita-ditës, duke lënë pas vetëm trishtim dhe tokëe të djegur. Rritja e numrit të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, nuk tregon gjë tjetër, përveçse nivelin e varfërise në të cilin ndohhet sot qarku ynë. Varfëro dhe sundo, ky është slogani i sektit që qeveris sot vendin, se kështu i blen më lehtë dhe më lirë të varfërit. Elbasani nuk e meriton një nëpërkëmbje të tille.

Populli i Elbasanit nuk meriton këtë gjendje. Djepi i arsimit dhe i intelektualëve, meriton më shumë vëmendje dhe dinjitet! Intelektualët nuk duhet të heshtin! Është momenti që ne ta marrim vetë në dorë fatin tonë! Edhe pak muaj na ndajne nga ndryshimi i madh, në 25 Prill. Le ta hedhim për skrap Rilindjen, me gjithë propagandën bajate të saj!

 

Please follow and like us: