Albspirit

Media/News/Publishing

Demokratja nga Dërmenasi, Zamira Xhevat Mernica: Mua s’më largon dot nga PD, Luan Baçi, instruktori I Komitetit të Rinisë

 

Përshëndetje demokratë të pastër dhe me zemër të madhe, marr shkas të reagoj nga lista e deputetëve për Qytetin e Fierit.

Dua të falenderoj të gjithë ata që më propozuan për kandidate për deputete dhe shpreh mirënjohje për të gjithë pa përjashtim.

Të gjithë ju më njihni mua, familjen time dhe gjithë kontributin që kemi dhënë ndër vite. Unë mbaj postin drejtoreshë e departamentit të Rendit për PD në qytetin e Fierit, në 2013 isha në komision në qendrat e e votimit për lagjen ‘1 Maj’, në 2015 isha antare e KZAZ, në 2017 isha kandidate për deputete dhe nuk pranova mandatin kur opozita u largua nga parlamenti ku u shoqërova në polici familjarisht për protestat që janë bërë.

Disa nga emrat që ishin në listë janë rrethi i ngushtë shoqëror i Luan Baçit, Kryetarit të Partisë Demoratike Dega Fier që iu kërkua të linte pozicionin e kryetarit që të rikandidonte për deputet, por ai vazhdoi të ndërhyjë në listat për deputetë duke çuar miqë e tij, të dashurit e tij ose ose…

Pas propozimeve për kandidatët për deputetë, Emiliano Mone, sekretari i PD, mik i ngushtë i Luanit dhe bashkëpunëtor në Drejtorinë e Patentave ku çdo gjë e bënin sëbashku si për mirë dhe për keq, nuk më ka njoftuar në lidhje me procesin.

Emri im nuk është dërguar në komision, pasi Luan Baçi, instruktor i Rinisë të PPSH, së bashku me Emiliano Monen, që nga mbiemri dihet e shkuara komuniste e tij… kanë refuzuar që unë të jem kandidate e PD.

Dua të denoncoj publikisht këtë poshtërsi, por kjo s’do me thënë se nuk do të jem më demokrate dhe do të votoj për këtë forcë politike.

 

Please follow and like us: