Albspirit

Media/News/Publishing

Albana Vokshi: Për gjyshin tim, Bajram Gashi!

Për #Gjyshin tim #Bajram #Gashi

Burri në të djathtë, me libër në dorë, është Bajram Gashi, #gjyshi im nga ana e mamit.

Mësues për shumë vite ai bëri të mundur me paratë e tij hapjen e dy shkollat e para në Shën Vlash e Fllakë të Durrësit. Sepse ai mendonte e besonte që arsimimi i fëmijëve ishte investimi më i madh e më i cmuar për Shqipërinë etnike e për shqiptarët.

Deputet në Kuvendin Kombëtar si përfaqësues i Pejës në 1943-1944, mbajti dhjetëra fjalime në interes të qytetarëve që ai përfaqësonte.

Me 5 gjuhë te huaja, atdhetar, patriot, antikomunist, misionar i dijes, sllogani i tij ishte: “Ndigjoni vllazën! Unë gjakun tem ja kam falë Kosovës. Nuk pajtohem me komunistët që bashkëpunojnë me armiqtë e kombit tim”. Në çdo tubim bënte thirrje për mos pajtim me komunizmin, Titon dhe komunistët shqiptarë.

U pëndoq deri ne vdekje nga Sigurimi i Shtetit që nuk ja fali asnjëherë frymën antikomuniste e ardhetare.

La Shqipërinë, për të vajtur në Kosovë së bashku me mësues të tjerë: Haki Taha, Xhaldin Hana, Hysni Zajmi, Fadil Hoxha etj. Krijoi cetën e tij në bjeshkët e Istogut me rreth 300-400 luftëtarë. U vra në betejë pas një rezistence disa ditore me armë në dorë, nga komunistët serbë.

Një jetë e shkurtër por histori e gjatë sakrificash për atdheun amë, trimërish dhe përkushtimi të madh ndaj dijes dhe shkollimit të fëmijëve.

Jam krenare që jam mbesë e atdhetarit e patriotit antikomunist #Bajram #Gashi e që po vazhdoj në gjurmë të amanetit të tij të fundit për arsimimin e fëmijëve.

Faleminderit Kastriot Dervishi për foton dhe nderimin e punës dhe veprës së Bajramit dhe Haki Tahës.

Please follow and like us: