Albspirit

Media/News/Publishing

Flamur Hoxha: Mirënjohje për demokratët e Paskuqanit që më besuan kandidimin për deputet!

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike, dega Paskuqan!
Ju, me propozimet tuaja dhe me vlerësimin nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, më dhatë mundësinë të jem pjesë e listës së kandidatëve për përfaqësimit politik për pushtetin qendror dhe lokal të degës!

Nga ky proces votimi në të gjithë Shqipërinë, anëtarëve të partisë iu dha mundësia, që siç na propozuan edhe të vlerësojnë me votë secilin prej kandidatëve!

Për mua, ato shumë pak vota kontestuese që mora nga mijëra antarë në këtë votim, do të jenë burim energjie dhe motivimi, me përgjegjësinë e madhe të përfaqësimit që duhet të kemi ndaj qytetarëve!

Me këto foto të fushatës së shkëlqyer të qershorit 2017, ku isha kandidat për deputet në Kamëz-Paskuqan, fituam mbi 52% të votave kundër PS-LSI, dëshiroj t’iu falënderoj me përulje, si asokohe, antarësinë e degës Paskuqan që më vlerësuan dhe më konfirmuan të jem pjesë e përfaqësimit politik të partisë sonë të madhe, Partisë Demokratike të Shqipërisë!

Uroj që më të mirët dhe më të zotët të marrin përgjegjësitë me pushtetin që fiton mbi gjitha pushtetet… me atë të pushtetit të moralit!

Rruga e vetme e shpresës!

Please follow and like us: