Këndi politik i Shaban Muratit
Qeveritë flasin në emër të popullit, sepse janë votuar nga shumica e popullit në zgjedhje, por opozitat gjithmonë i kritikojnë se qeveritë nuk përfaqësojnë gjithë popullin. Nuk kuptohet përse është bërë modë të flasin në emër të gjithë shoqërisë civile njera apo tjetra OJQ e veçantë, kur nuk janë votuar nga qytetarët, që bëjnë pjesë në shoqërinë civile të të gjithë vendit dhe kur përfaqësojnë vetëm veten e tyre dhe sponsorët e tyre të brendshëm dhe të jashtëm.
Please follow and like us: