Albspirit

Media/News/Publishing

1877/Kur Komiteti i Janinës kërkonte bashkimin e të gjithë shqiptarëve

 

Komiteti i Janinës ishte organ kombëtar shqiptar me qendër në Janinë.

U formua në maj të vitit 1877.

Komiteti i paraqiti një memorandum qeverisë së Stambollit, ku shtronte ndaj Portës së Lartë kërkesën për bashkimin e të gjitha krahinave të banuara prej shqiptarëve në një vilajet të vetëm.

Komiteti i Janinës bëri përpjekje të lidhte një aleancë ushtarake me qeverinë greke, në bazë të së cilës pala shqiptare përkrahte shtetin grek, që të shtrihej në tokat e Tesalisë, Maqedonisë dhe Trakës, ndërsa qeveria e Athinës do të mbështeste formimin e principatës së pavarur shqiptare pa ngritur synime për pjesë të saj.

Qeveria greke nuk e përkrahu idenë e principatës së pavarur shqiptare dhe nuk hoqi dorë nga objektivat e saj në Shqipërinë e Jugut.

Në këtë Komitet bënin pjesë personalitete, që përfaqësonin pothuajse të gjitha krahinat e vilajetit të Janinës, si Mehmet Ali Vrioni (Berat), Mustafa Nuri Vlora (Vlorë), Sulejman Tahiri (Tepelenë), Myslim Vasjari (Kurvelesh), Sabri Gjirokastra (Gjirokastër), Mihal Harito (Zagori), Mehmet Goroshiani (Përmet), Vesel Dino (Prevezë) etj.

Në krye të Komitetit u vu Abdyl Frashëri, një nga ideologët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Please follow and like us: