Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: BRENGA E GJYSHIT

Një mot të ngrysur si retë vjeshtore,

varrezës çapisja me gjyshin përdore.

 

Barishtet e egra, shirash pa nginjur,

më ngjanin me leshrat e gjyshit të thinjur.

 

Ç’i rrahu në gjoks, e shkuli një mall,

kur frymën e mbajti tek klithte një galë.

 

Aviti një gardhi me hap të avashtë,

ku dergjeshin shtufit dy varre të lashtë.

 

Gatitur, solemn, nderonte kokëulur,

mbi varret baltosur në shtufin e zbutur.

 

E ndukja për mënge ashtu i çuditur,

çudisja me heshtjen e gjyshit, gatitur…

 

Oh ç’zgjati kjo heshtje, sa zgjati vërtetë.

një moti të ngrysur në varret e shkretë.

Brengën që s’njoha kurrë gjyshit tim,

një galë ma vodhi me klithmë rrëmbim.

 

Bledar Koçi – 2018

Please follow and like us: