Vrau biznesmenin e ndërtimit në Himarë, arrestohet autori
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar i cili ekzekutoi mëngjesin e sotëm në Himarë biznesmenin Niko Goro. I arrestuari është identifikuar si Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë, ai u kap nga autoritetet në vendin e quajtur “Livadh”. Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Biznesmeni u ekzekutua me 5 plumba rreth orës 9:00 të mëngjesit të sotëm pranë supermarketit të motrës së tij. Nga të shtënat mbeti e plagosur në këmbë dhe motra e viktimës. Pista paraprake e hetimit është ajo e ndonjë konflikti të mundshëm pronësie, për shkak të aktiviteteve të biznesmenit Goro në fushën e ndërtimit.
Njoftimi i Policisë
Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G. Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë. Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.