Duda Balje: Porosi për ata që frymëzojnë ndërrime kushtetuese!
Shteti im Kosova është vatër e konfirmimit të fuqishëm të shtetit më afirmativ të të drejatve të komuniteteve joshumicë.
Çdo përpjekje e cenimit të aktit më të lartë shtetëror – Kushtetutës është akt i papranueshëm!
Nuk mund të ketë e as që vjen në shprehje kurfarë ndryshimi kushtetues.
Shembull tipik i lajthitjeve dhe lavirintit nga nuk mund të largohesh është Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë që është bërë kancer i BeH! Në Evropë nuk mund dhe nuk do të ketë edhe një ” Republika Sërpska” e konvertuar në ASK!
Ne boshnjakët e adhurojm atëdheun tonë Kosovën kështu siç është dhe i jemi falenderues përjetësisht për mundësinë e barabartë që na e ka dhënë! Do jemi krah për krahu me popullin shqiptar në luftën për drejtësi dhe civilizim botëror!
Larg duart nga improvizimet siç është “Republika Sërpska”!
Dhe për fund dy pyetje shumë domethënëse:
– Si do të jetojnë komunitetet tjera jo serbe në ASK – si është kjo e rregulluar?
– Kur do të arrihet konsensusi minimal i partive politike shqiptare në raport me Serbinë?