Besnik Velaj: Pak fjalë për Gani Mezinin,”Mjeshtër i Madh Sporti”
Që kur ishte fëmijë,Gani Mezinin e tërhiqnin ushtrimet gjimnastikore. Për këtë talent të lindur e mori përsipër për ta shpur përpara xhaxhai i tij, sportisti Faruk Mezini. Puna e madhe u shpërblye shpejt. Për herë të parë mori pjesë në Spartakiadën e Pionierve që zhvillohej në qytetin e Durrësit,më 1959. Aty zuri vendin e parë në kërcimin e kalit. Pas këtij suksesi, ai punoi gjithnjë e më me vullnet për gjimnastikën. Pas një viti, ai zuri vendin e parë në kategorinë e tretë për fëmijë në 6 garëshin që u zhvillua për këtë aktivitet. Më 1961, Ganiu u klasifikua i pari në kategorinë e dytë për këtë sport. Një vit më vonë do të shpallej më i miri gjimnast në mes të shkollave të mesme,kur ishte nxënës në shkollën pedagogjike “Jani Minga” në Vlorë.
“Mjeshtër Sporti”
Më 1964 me punë këmëngulëse shpallet më i miri në kategorin e parë. Atë ditë të 10 dhjetorit të 1965 ecte bulevardit të gjërë të Tiranës me mendimet për rezultate më të mira. Tani të gjithë e njihnin kudo në Shqipëri për rezultatet më të mira. Për shkathtësinë dhe sigurinë e treguar në 6 garëshin gjimnastikor i jepet në Tiranë titulli “Mjeshtër Sporti”. Për këtë u gëzua bashkë me të dhe mësuesi i tij i gjimnastikës. Gani Mezini mendonte se një pjesë të rezultatit të gëzimit të tij i përkiste dhe profesor Faruk Mezinit. Prej vitit 1965 e deri më vonë, Gani Mezini është pjesëmarrës më aktiv në ekipin kombëtar të gjimnastikës.Në vitin 1971 u nis në Kinë. Në Pekin, ishte i vetmi nga pjesmarrësit ndrëmjet mjeshtërve. Pjesëmarrës në 6 garësh për të dy ekipet shqiptaro-kineze që zuri vendin e parë, Në sallën ku demostronin ushtrimet gjimastikore në Pekin, ai ndiqte me interesim-kureshtje dy nxënësit e tij Fotaq Lekën dhe Ilir Çelën. Në kryerjen e ushtrimeve të lira, Ilir Çela u shqua si një nga të rinjtë më të talentuar. Në atë sallë, Gani Mezini,drejtonte 10 të rinjë.Ganiu ishte gjimnastë-mjeshtër dhe trajner i tyre.
Familja
Ekipi i tij është dalluar në Shqipëri duke zënë vende të para nderi midis kategorisë së gjimnastëve mjeshtër. Qindra të rinj, prindër dhe mësues e mbajnë mend Gani Mezinin si “Mjeshtër të Merituar të Gjimnastikës” dhe si mësues të dalluar në lëndën e Histori-Gjeografisë në gjimnazin “Ali Demi e më gjerë. Ai ishte i shkathët në sportin që ushtronte dhe mësues i dalluar në mësimdhënie. Gani Mezini kishte kënaqësi që i ushtronte të dyja, ai kishte kënaqësi të ushtronte dhe talentin në muzikë duke qenë një fisarmoniçist i shkathët. Është për të vënë në dukje se në familjen e madhe të Shehap Mezinit, babait të Ganiut, ishte sportist-kandidat mjeshtër sporti në gjimnastikë, vëllai i tij Ing. Kastriot Mezini, mjeshtër sporti në not, e motra e tij, notare rekordmene në Shqipëri, Violeta Mezini, vëllai tjetër, Adem Mezini, notar i mirë dhe atlet i mirë në garat e shpejtësisë, vëllai tjetër Bujar Mezini. Ja një familje qytetare e qytetit të Vlorës e heshtur, punëtore, kokulur, me kulturë, e arsimuar, që duhet marrin shembull të tjerët. Ishin këto cilësi,ishin këto virtute, ishin rezultatet e larta të ditura nga Bashkia e Vlorës dhe kryetari Dritan Leli për këtë familje patriote-atdhetare që i propozuan Presidencës dhe Presidentit Ilir Meta ta dekoroj Gani Mezinin me titullin e lartë për rezultatet e mbëdha të jetës.
Dekoratat
Në sallën “Rilindja” të Universitetit”Ismail Qemali” të Vlorës u zhvillua cermonia e dekorimit me titullin”Mjeshtër i Madh i Sportit” të kampionit legjendar, gjimnastit fluturues Gani Mezini. Me propozim të Shefit të Klubit shumësportësh “Flamurtari” zotit Viron Toska dhe me miratimin e Kryetarit të Bashkisë Vlorës, Z. Dritan Leli, Presidenti i Republikës Ilir Meta i dha titullin e lartë “Mjeshtër i Madh i Sportit,”ish gjimnastit rekordmen absolut, mësuesin e palodhur, drejtuesin model, intelektualin e spikatur, qytetarin shembëllor Gani Shehap Mezini. Aktivitetin e drejtoi gazetari sportive i RTSH-së Dëfrim Metasani. Një dokumentar i shkurtër përmblodhi karierën e sukseshme të “Mjeshtrit të Madh Gani Mezini”. Pas fjalës së intelektuales Desdemona Stefa, u ngritën për të folur rreth figurës së “Mjeshtrit të Madh të Sportit” Gani Mezini, mjeshtrit e mëdhenj të sportit Todi Driza, Mexhit Haxhiu, Kreshnik Çipi, Ilir Tafili por dhe gazetari Besnik Velaj.”Mjeshtëri i Madh i Sportit”, Gani Mezini do të shkëlqej në çdo kohë. Performancat e tij do të mbeten gjatë në kujtesën e sportdashësve vlonjatë, por dhe të çdo shqiptari që e njohu atë për nga afër ose nëpërmjet ekranit. Ganiu me kontributin e tij i dha një vlerë të paçmuar sportit shqiptar, kjo ishtë edhe arsyeja kryesore e titullit të dhënë nga Z. Ilir Meta pak kohë më parë “Mjeshtër i Madh i Sportit”.