Albspirit

Media/News/Publishing

Nexhat Halimi: Ëndrra apo amshimi

Ora bie 00:39 minuta natë ditë degëzës së pafat

Lidhnim krye në ceremoni të ëndrrës së gjatë

Me prof. Riza bicajn në vetminë me Rugovën e hamitin

Me ushtarin e entuazmuar me mua në radhë

ja ecja gjatë e gjatë jetës së ngrirë e prapë gjallë

përgatitëm pa vetëdije solemnitet me kavall

binte shi i rëndë me profën në krye e mua aty

në Mallin e tendosur në tokën e Ujmanit në Shi

një shi me mëri curril i akullt në vetmi

ai s’është më s’është as Rugova vetëm Hamiti

e hija ime e lodhur në gjunjë e rrëzuar kaq vjet

për t’u takuar me vetveten diku ndërmjet

ora ikte heshtur një binte në rimin e vet

çdo gjë e sojit të tij më mungon tha Beqa i Rugovës

e derdhej muzikë klasike në rrugën e thatë

natyrisht i kishte hije, zot im, çdo gjë e Kosovës

ja sesi lidhet kujtimi për të në ora 01 e shtatë

të shkelim përsëri dhembjes të ndjekur të pafat.

 

Please follow and like us: