Komuniteti Egos sjell projektin ‘Ambasada Rinore’
Era Cela
Komuniteti Egos dëshiron, që në çdo kohë të sjelli sa më shumë ide gjeniale dhe të kohës. Punojmë çdo ditë për të përmbushur vizionet tona. Asgjë ne nuk na ndal nëse ka pastërti dhe një vizion të qartë. Kësaj here vijmë me një projekt shumë kuptimplotë dhe të bukur me emrin: – Ambasada Rinore – Shumë të rinj në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, do kenë mundësi për të përfituar. Do jetë kjo dritare që do bëjë të mundur shumë projekte me rëndësi në çdo kohë.
Synimet
Për të realizuar qëllimet tona do të bashkëpunohet me shumë individë, sektorë, organizata, komunitete, institucione brenda dhe jashtë Shqipërisë për:
• Realizimin e eventeve dhe kauzave të ndryshme mbi promovimin e vlerave dhe vyrtyteve njerëzore si dhe do asistohet në trajnim dhe punësim të çdo individi pa diferencim fetar, racor apo gjinor të të gjithë kategorive njerëzore. Kjo është një mënyrë që të edukojmë pasionet, që çdokush ka në vetvete për t’i nxjerrë në pah, por dhe në terma akoma më të gjera duke parashtruar dhe pjesën sociale ku gjithsecili ka rolin dhe hapsirën e tij në unitetit tonë. Finalizimi që do qëndrojë mbi ngritjen e një qendre multifunksionale në një platformë online fillimisht që do ketë hapsirën e saj në web, të cilën e kemi quajtur “Ambasada Rinore”, ku ne jemi më të lirshëm të tregojme punën tonë për t’i ardhur në ndihmë gjithë atyre të rinjve në nevojë, por në veçanti kauzave jetike.
• Racionalizimin, përkrahjen dhe nxitjen e të gjitha grupmoshave, të cilat fshehin një talent në të gjithë vendin duke iu ofruar kushte të favorshme, por dhe mundësinë e promovimit falë metodave, posaçërisht mbi këtë lloj aspekti.
• Përkrahja dhe mbrojtja e parimeve dhe normave demokratike si barazia, solidariteti, toleranca, transparenca, etj.
• Prezantimin dhe mbrojtjen e interesave e të gjithë masës rinore, duke filluar me ata që e kanë ndërprerë ose nuk e kanë vazhduar arsimin, nga pamundësia apo shumë e shumë probleme të tjera,duke ofruar kurse në formë trajnimi, intershipe, vizita studentore, bursa studimi brenda dhe jashtë vendit falë programeve apo rrjetit tonë, në mënyrë të tillë për të krijuar mundësi përkrahje në çdo iniciativë qe ata si shoqëri rinore dhe civile ndërmarrin, në përmirësimin e problemeve të ndryshme.
• Promovimin në formë mirëkuptimi dhe shkëmbimi të ndërsjellë të ideve dhe përvojave të anëtarëve, për të drejtën në jetën shoqërore të qytetarëve, realizimin e ideve demokratike, barazisë, solidaritetit, tolerancës, të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe edukimin joformal të të rinjve të Shqipërisë dhe më gjerë.
• Bashkëpunimin me instancat institucionale, lokale, rajonale dhe ndërrajonale, qëndror dhe ndërkombëtare, në ngritjen e kapaciteteve të rinisë për zhvillim të qëndrueshëm nëpër zhanre të ndryshme, advokim, të drejta dhe liri të njeriut, transparencë dhe llogaridhënie, planifikim strategjik në formë platforme, çështje gjinore dhe racore, shkëmbim kulturor ndërkombëtarë dhe çështje të tjera që bazë kanë rininë.
• Inicimin dhe inkurajimin për aktivizimin e të rinjve në çështje të interesit të përbashkët në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.
• Ndërveprimi i Egos, në cilësinë e Institucionit Këshillues lidhur me çështje dhe situata që kanë të bëjnë me rininë, avancimi dhe mbrojtja e aktiviteteve, në dobi të të rinjve të trojeve që flasin shqip.
• Standardizimin e programeve, hartimin dhe realizimin e projekteve për luftimin e dukurive negative që karakterizojnë rininë dhe përqasja në jetën shoqërore dhe sociale pasi Egos, promovon çështje me interes thelbësor për të rinjtë.
• Aktivizimin dhe organizimin e rinisë në jetën sociale si: në sport, art, kulturë, shëndetësi, bujqësi, ekonomi, etj , po ashtu dhe restaurimin e profesioneve të lira që ata kanë për ndërtimin e tolerancës mes tyre.
Për t’i përmbushur qëllimet e saj, Egos nuk do të kufizohet vetëm në aktivitetet e poshtëshënuara por dhe më gjerë:
– Organizimi i seminarëve të ndryshëm me në qendër të rinjtë.
– Organizimi i kurseve të ndryshme për aftësimin dhe edukimin e të rinjve.
– Promovimin e tyre falë platformave , apo risive që ne do sjellim.
– Organizimi i aktiviteteve të ndryshme rinore si sportive, kulturore, edukuese etj.
– Lidhja e partneriteteve me organizata të tjera si dhe cdo institucion tjetër, që ka lidhje me te rinjtë.
– Binjakëzime dhe bashkëpunime me organizata të tjera që fokus kanë rininë edhe jo vetëm. Pa harruar dhe atë pjesë që kanë lidhje me të rinjtë në arenën kombëtare dhe ndërkombetare.
– Ngritja e disa qendrave , zyrave për t’u përdorur nga të rinjtë për të zhvilluar aktivitete të ndryshme në të ardhme.
– Media, si dhe cdo element tjetër, që mund të vihet në dispozicion të rinisë për të arritur qëllimet e projektit, etj.
Për të arritur objektivat e saj Egos ka krijuar Departamentin e Antarëve , i cili do të merret me antarësimet e individëve dhe subjekteve të cilët do të jenë dhe bashkëpuntorë të kësaj nisme dhe do të mbështesin atë financiarisht dhe profesionalisht . Për antarët, të cilët do t’i nënshtrohen kursit të trajnimit dhe do të kualifikohen për të qenë pjesëmarrës në sektorë organizativë, do të pajisen me dokument shtesë, kartë indetifikimi ku do të përcaktohet titulli dhe detyra.
Antarët mbështetës fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në trajnime profesionale që do të realizohen nga Egos, në bashkëpunim me Organizatat, Komunitetet, Sektorët Publik/Privat, gjithashtu do të kenë ftesë për pjesmarrje në seminare evente dhe panaire në mbarë botën.
Anëtarët mbështetës, përveç të tjerave të lartpërmëndura, fitojnë të drejtën e eksperiencës, shumë mundësi, por edhe punësim, në aktivitetet që do të organizojë Egos, kundrejt shpërblimit që do të përcaktohet për çdo rast.
Struktura
1. Egos do të ketë revistën e saj të cilat do të botohen rregullisht. (Fillimisht online)
2. Egos do të krijojë degët e koordinimit brenda Shqipërisë dhe jashtë saj.
3. Egos do të krijojë dhe do bashkëpunojê me qendra të trajnimeve profesionale në fusha të ndryshme.
4. Egos do të zhvijojë aktivitete, seminare, konferenca mbi tematika dhe problematikat rinore.
5. Egos do të krijojë mundësinë e studimit dhe punësimit të të rinjve nëpërmjet platformave të hartuara në baza kombëtare dhe ndërkombëtare,etj.
Shumë ide të tjera, le t’i tregojë puna jonë. Ky projekt u krijua nga Kejvi Mici, Themelues i Komunitetit Egos, datë 23.10.2020.