Albspirit

Media/News/Publishing

Pas shoqërimit nga policia lihet i lirë ish-deputeti

Ish-deputeti Eduart Nodcaj është lënë i lirë pas shoqërimit që iu bë gjatë ditës së premte nga policia. Ndocaj u ndalua pasi ndodhej i pranishëm në përurimin e  shtëpisë së Gjergj Fishtës, ndërkohë që nuk kishte një ftesë këtë aktivitet. Më herët ai vetë kishte publikuar një video në të cilën kishte regjistruar momentin e shoqërimit. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Ndocaj ka treguar për abc news edhe arsyet e shoqërimit të tij. “Mëngjesin e sotëm më mori në telefon dhe më ftoi në aktivitet drejtori Paulin Zefi. Kur shkova Garda nuk më lejoi, ndërkohë që Zefi ndërhyri duke u thënë se është i ftuar dhe do të sistemohet tani dhe nëse nuk ka vend do të rrinte ai në këmbë dhe unë do të ulesha.  Por Garda nuk më lejoi duke më shoqëruar. Në komisariat u sollën mirë, por përfundova në spital, pasi policia më tërhoqi zvarrë duke më dhunuar në momentin e shoqërimit. Mora ndihmë mjekësore në spital. E gjithë ndodhi se jemi në diktaturë, por unë nuk do të ndalem këtu”, tha ai.

Please follow and like us: