Albspirit

Media/News/Publishing

Rexhep SHAHU: UNË JAM AMBASADORI SHQIPTAR I KOSOVËS NË PARIS

 

Një kafshë kriminele me pamje njeriu në Paris, ia heq kokën një mësuesi francez pse ky ka folë për karikaturat që i janë bërë dhe publikuar profetit Muhamed.

Ky lajm i kobshëm i zi është botuar në një gazetë franceze mbi një shekullore dhe është trondit e sensibilizuar gjithë opinioni.

Ambasadori i Kosovës në Paris të Francës e jo në Iran apo në ndonjë vend arab, ku rritja e injorancës është biznes shtetëror e fisnor, është tronditë si çdo qënie njerëzore e ndërgjegjshme, e civilizuar dhe kulturuar, që një kafshë me formë njeriu ka bërë këtë krim çnjerëzor dhe ambasadori si çdo qytetar europian e ka shpërndarë lajmin e kësaj gazete franceze në rrjetin e tij.

Në Prishtinë nuk dënohet krimi i kafshës me pamje njeriu, siç do të bënte gjithë bota e civilizuar, por dënohet ambasadori pse e ka shpërndarë lajmin e gazetës, nuk dënohet krimineli por lajmësi.

Në Prishtinë ku ende janë të freskëta pamjet e shqiptarëve pa koka, që ua hiqnin kokat kafshët serbe me pamje njeriu…

Në Prishtinë më shumë u dhemb për karikaturat e profetit Muhamed se sa për jetën e një mësuesi. E duan profetin më shumë se do profeti veten… Po të ishte gjallë profeti Muhamed këta ithtarët e tij në Prishtinë do t’i shfaroste për mungesën e të njerzishmes. Karikaturat e profetit janë shaka, prerja e kokës së mësuesit francez nuk është shaka, është prerja e kokës së të ardhmes… Siç nuk ishte shaka prerja e kokave të shqiptarëve prej serbëve.

Ata që kërkojnë shkarkimin apo dënimin e ambasdorit të Kosovës duan të dalin më profetë se profeti vetë.

Ata që nuk flasin për prerjen e kokës së mësuesit francez, por për ambasadorin shqiptar në Prishtinë harrojnë me dashje se qytetarë si francezët e europianët, amerikanët, ua hoqën armët e thikat nga duart kriminelëve serbë para dy dekadash dhe mundësuan kthimin në Kosovë në tokën e premtuar prej Zotit të shqiptarëve të dëbuar. Amerikanët dhe europianët tolerojnë gjithçka, por për vlerat e lirisë dhe të drejtat njerëzore ata bënë luftë për hatër të shqiptarëve për lirinë e të drejtat njerëzore të shqiptarëve.

Nëse harrojmë luftën e euroamerikanëve dhe sillemi si talebanë në një tokë për lirinë e të cilës ka luftuar Europa e Amerika, ne heqim kokën e të ardhmes tonë.

Profeti Muhamed është me mesuesin francez.

Please follow and like us: