Edmond Kaceli: Personaliteti më i fotografuar në Shqipëri!
A e keni pyetë veten ndonjëherë se kush është aktualisht personaliteti më i fotografuar në Shqipëri? Për t’iu ndriçuar pak po ju them se nuk është presidenti Meta, nuk është as kryeministri Rama! E nuk mund të jetë as Lulëzim Basha! Madje nuk është asnjë nga personazhet e politikës, kulturës, spektatklit apo bisnesit shqiptar!
Credit Lulzim Demaj |
Credit Arian Mavriqi |
Mbreti i Divjakës fotografohet më së shumti, edhe nga fotografët profesioniste, apo amatorë të zhvilluar, me pasion të veçantë natyrën e egër.
Fotografët e Wildlife-it nga vend të ndryshme të botës, duket sikur janë në garë se kush e nxjerr më bukur portretin e Xhonit!
Credit Gresa Berisha |
Kësaj ‘sëmundjeje’ nuk i shpëtojnë as fotografët të natyrës së egër të Wildlife Albanian Photographers. Të gjithë në garë për të fotografuar Xhoni Malkon. Njëra shkrepje më e bukur se tjetra! E nëse mundohesh të zgjedhësh më të bukurën e ke të pamundur!
Fotografja nga Kosova Vali Dermaku Mavriqi shkruan: Fotografia është përshkrimi i Dritës! E Pelikani Xhoni është përshkrimi i Bukurisë!
Credit Vali Dermaku Mavriqi |
Xhoni Malko -kështu e ka pagëzuar drejtoria e Parkut Kombëtar të Divjakë-Karavastasë.
Pagëzimi dhe historia e Xhonit ka, si çdo histori personazhesh të famshëm, disa versione, prej të cilave dy janë në ‘konkurencë’ të hershme!
Sipas Drejtorit të Parkut Ardian Koçi, emri Xhoni Malko i është dhënë prej emrit të djalit të fshatarit të zonës që e ka gjetur dhe ka njoftuar drejtorinë e parkut.
Por nga një eksplorim në faqen e Guidës (guidë e specializuar për natyrën e egër) Divjakë-Karavasta, “Prezantohej një situatë ndihme për një pelikani të vogël të rënë në afërsi të zonës. Pasi i dhamë ndihmën e parë, e lëshuam të fluturojë. Pas disa ditësh morëm vesh që drejtori parkut, Ardiani, ka gjetur një pelikan të rrëzuar në zonën e Fierit”.
Ndoshta zogu i i ri në moshë nuk ka mundur të ruajë ritmin e tufës gjatë fluturimit migrator dhe ka rënë përsëri në zonën e Roskovecit, ku është gjetur nga banorët e zonës.
Gjatë rënies kishte dëmtuar njërin krah dhe nuk ka mundësi fluturimi, për këtë arsye drejtoria e parkut i ka realizuar një pellg me ujë të ëmbël dhe i ka dhënë strehim të përhershëm Xhonit.
Versioni i dytë i emrit Xhoni ka dhe një tjetër histori, jo zyrtare, që qarkullon në Divjakë. Në ditën që Xhoni i vogël është dorëzuar në park, një tjetër Xhon i famshëm (jo sa pelikani ynë) ka vizituar Divjakën dhe parkun e sajë. Ka qenë John L. Withers II, ish ambasadori amerikan në Tiranë, që ka vizitur perlën e Shqipërisë, Divjakën. Sipas burimeve të pakonfirmuara zyrtarisht pelikanit i është dhënë emri Xhoni, në nderim të vizitorit të famshëm.