Albspirit

Media/News/Publishing

Guxim Alimani: Përtej një kushtimi ndaj programit “Bashkitë për në Europe”…!

Përshtypje

Ndërkohe që prej Dhjetorit ’90 kur studentët shqiptarë të mbështetur gjerësisht larguan diktaturën nën sloganin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” nuk mund të mohohen arritjet, është fakt se askush nga ne nuk e kishte menduar kaq të gjatë proçesin e integrimit. Politika e cila ka bërtitur më shumë duket se ka qenë penguesja më e madhe në këtë proçes që në fakt është aspirata organike e Kombit tonë.

E paradoksi qëndron në faktin se sa herë që llogaritë politike kanë çaluar, politika ka guxuar të fajësojë Europën dhe përfaqësuesit e saj diplomatikë në Shqipëri, duke harruar se ata përfaqësojne popujt taksapagues të kontinentit që mbetet donatori më i madh për ne në 3 dekada. Por ky nuk është objekti i reflektimeve të mia.

Dua të cilësoj me emër të përveçëm njerëz e organizata që, në momentet më delikate, kanë demonstruar profesionalizëm dhe idealizëm që shqiptarëve t’iu mundësohet integrimi në qyteterimin të cilit i takojmë gjenealogjikisht. Këta njerëz nuk jane oratorë tribunash që ditën na predikojnë Europën e në darkë mbushin thesin me paratë e korrupsionit duke zhgënjyer e dekurajuar shpiptarët dhe europianet…!

Ata jane njerëz të thjeshtë, ekspertë të mirëshkolluar dhe mirëkultivuar, por dhe idealistë të theksuar për të progresuar këtë proçes jetik për vendin dhe Kombin tonë. E kam fjalën për programin “Bashkitë për në Europë”, i cili ka startuar prej 3 vitesh i sponsorizuar nga Komisioni Europian dhe përfaqësia e tij në Tiranë. Programi është drejtuar nga një zonjë me emrin Jolanda Trebicka dhe ka arritur të kapilarizojë në 61 bashki Zyrat e Integrimit Europian duke sensiblizuar, monitoruar, por dhe asistuar punën e pushtetit vendor, i cili është determinant për negociatat!

Ky program pritet të rijetësohet në një stad më të përparuar dhe mendoj se është pjesa më e rëndësishme e alfabetit tonë të Integrimit. Shpresa jonë për integrim nuk është ëndërr, por një aspiratë jetike ndaj në kurorëzimin e saj do ketë dhe heronjtë e vet. Dhe këta heronj, ju siguroj, se nuk janë politikanët me veshje e oratori oksidentale, por heronjtë e heshtur si Stafi i Programit “Bashkitë për në Europë” me lideren e tij Jolanda Trebicka.

Në fakt fakt historinë e këtij e vendi në momentet më delikate e kanë dominuar njerëzit e heshtur….!

Please follow and like us: